FB

June 5, 2021 | 8:50

Një top në plazh për të rregulluar emocionet

Metafora e topit në plazh është shumë e dobishme për rregullimin e emocioneve negative, veçanërisht ankthit. Është një teknikë vizualizimi që kërkon ndërhyrjen e një dimensioni të rëndësishëm, krijimtarisë. Kjo për shkak se secili prej nesh i trajton problemet në mënyrë personale, siç tregon ushtrimi i mëposhtëm. Për të vlerësuar rëndësinë e këtij instrumenti në praktikën psikologjike, para së gjithash duhet të kuptojmë kuptimin e termit “metaforë terapeutike”. Ai përfshin një seri ndërtimesh, histori ose figura retorike, në të cilat pacienti është i ftuar të kërkojë marrëdhënien mes një koncepti fillestar dhe një aspekti të realitetit personal që shoqërohet me të.

Një nga metaforat më të njohura terapeutike është ai i zhvendosjes së rërës. Në këtë ushtrim, qëllimi është të kuptojmë se nganjëherë më sa më shumë përpiqemi t’i përballojmë problemet tona, aq më thellë zhytemi. Zgjidhja në shumë raste është të ndalemi dhe të lidhemi me atë që po shmangim. Me këtë burim, pacienti detyrohet të kalojë një seri procesesh psikologjike që do ta ndihmojnë shumë në terapi. Së pari, ai duhet të kuptojë metaforën. Në të njëjtën kohë, ai duhet të identifikojë veten dhe të krijojë një korrespodencë midis asaj që i shpjegohet dhe asaj që dëgjon.

Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, personi duhet të arrijë në mënyrë të pavarur një strategji që mund ta ndihmojë në një mënyrë konkrete, duke u nisur nga mjeti i ofruar nga psikologu. Detyra e këtij të fundit është gjithmonë të lehtësuarit të gjendjes; nuk duhet t’ia zgjidhë kurrë pyetjen e dhënë nga ushtrimi. Në mënyrë që metafora e topit të plazhit të japë rezultate dhe të shërbejë, ne i drejtohemi vizualizimit. Siç shpjegohet nga psikologët McCurry dhe Hayes (1992) në esenë e tyre kërkimore perspektivat klinike dhe eksperimentale mbi të folurit metaforik, krijimi i imazheve mendore stimulon kujtesën pasuese të metaforës.

Në këtë mënyrë ne mund t’i drejtohemi asaj sa herë që ndiejmë nevojë. Le të shohim se si zhvillohet ushtrimi.

Shikoni situatën e mëposhtme: Jeni në plazh. Dita është e qetë, qielli është i qartë. Drita mbush çdo cep të këtij skenari idilik. Sidoqoftë, nuk ndjehesh i lumtur. Jeni ankthioz, brenda jush dendësohen një numër i madh emocionesh që përzihen në mënyrë të dhimbshme: frika, turpi, zemërimi, trishtimi … I gjithë ky univers emocional është mbyllur në një top, simbol i asaj që ekziston brenda jush, i asaj që ndjen dhe ju shqetëson. Ndjenja është aq e dhimbshme sa, dëshira juaj e vetme është ta bësh atë të zhduket. Por si? Afrojuni bregut dhe zhyteni topin në ujë.

Shikojeni këtë imazh në detaje: imagjinoni veten në përpjekjen për ta zhytur topin. Nuk doni që dikush t’ju shohë, vetëm që ankthi të shuhet përgjithmonë. Lini valët e detit ta heqin. Sa herë që përpiqeni ta çoni topin në fund, ai rishfaqet përsëri. Dhe, akoma më keq, sa më shumë forcë të ushtroni, aq më shumë energji do të ketë për të vazhduar, duke arritur deri t’ju godasë, dhe të humbësh ekuilibrin.

Metafora e topit në plazh: po ju si do ta zgjidhnit?

Hapi tjetër kërkon pak më shumë përpjekje. Siç e thamë në fillim, ky instrument kërkon pak kreativitet. Për të gjetur një zgjidhje të mirë, merrni parasysh sa vijon: Topi simbolizon emocionet: ankthin, frikën, zemërimin, turpin, dimensione që mbase i keni fshehur prej kohësh. Por ju e dini tashmë se çfarë rezultati merrni, duke shtypur emocionet: gjithçka përkeqësohet dhe del nga kontrolli. Si mund ta zgjidhim problemin dhe ta kthejmë strategjinë në favorin tonë? Le të shohim se cila është përgjigjja më e zakonshme (dhe e dobishme) për problemin.

Strategjia më e përshtatshme është të heqësh dorë nga përpjekja për të zhytur topin. Ne duhet të ndalojmë së shpenzuari energji, të luftojmë diçka që nuk mundemi ose nuk është e shëndetshme për ta luftuar. Fshehja e emocioneve, lënia e tyre të zhyten në ujë nuk është e dobishme. Ashtu siç nuk është e përshtatshme të akumulohet ligësia.

Atëherë mundemi ta marrim topin dhe të ulemi qetësisht në breg. Synimi? Ta shfryjmë topin. Duhet ta nxjerrim jashtë të gjithë ajrin që ndodhet brenda. Pasi të ndodhë kjo, do të ndihemi shumë më mirë, më të lehtësuar. Është e nevojshme të dihet, megjithatë, se ku ndodhet valvula, butoni që mban ajrin.

Metafora e topit të plazhit shërben për të gjetur strategjinë personale për të çliruar ankthin, frikën ose turpin. Duhet të gjejmë atë “mekanizëm” që na lejon të kuptojmë se përse i përjetojmë këto emocione, dhe të ndjekim rrugën që na çliron nga shqetësimi. Të arrish qëllimin nuk është e lehtë, por ky instrument na kujton se sfera emocionale nuk mund të zhytet ose të fshihet. Bota e emocioneve duhet të pranohet, kuptohet dhe çlirohet

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA / Botuar në Revistën ‘Psikologjia’, Nr. 157

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top