FB

January 19, 2024 | 6:06

Një vaksinë mRNA kundër pandemive të ardhshme të gripit

Një vaksinë mRNA kundër 20 llojeve të njohura të gripit A dhe B, që gjenden aktualisht vetëm te kafshët, ka dhënë rezultate premtuese. Prototipi ende eksperimental, duket se stimulon një përgjigje imune shumë efektive.

vaksineNëse rezultatet do të konfirmoheshin edhe te njerëzit, mund të kishim një mjet më shumë në dispozicion për të mbrojtur veten kundër viruseve më transformuese të frymëmarrjes. Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë bashkëpunuan me pionierin e vaksinës mRNA, Drew Weissman për të zhvilluar një vaksinë shumëvalente. Qëllimi nuk është ndalimi i ndonjë infeksioni apo zëvendësimi i vaksinave vjetore të gripit, por krijimi i memories më të gjerë të mundshme imune për të shmangur rastet e rënda dhe vdekjet për shkak të kësaj familjeje virusesh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top