FB

January 19, 2024 | 6:07

Ray Charles, beteja me errësirën dhe qëndrimi i psikologut për nënën e tij, e cila në heshtje i dha mësimin e jetës

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Jam e sigurt se të gjithë prindërit që e shohin këtë skenë do të ndihen shumë të çuditshëm. Është sepse regjisori arrin me shumë mjeshtëri të aktivizojë fort tek ne instinktin prindëror. Skena është nga filmi Ray (2004) është biografia e muzikantit Ray Charles.

rei

Ray verbohet në moshën 7-vjeçare pas mbytjes së vëllait të tij (ngjarje që ai e konsideroi përgjegjësinë e tij). Në këtë skenë shohim Rein e vogël duke u penguar mbi një mobilie dhe duke i thirrur nënës së tij: “Mami, kam nevojë për ty!”. Është momenti kur ata që e shohin për herë të parë e ndjejnë në çdo qelizë të trupit të tyre.

Por nëna qëndron, gjë që të bën të pyesësh veten “Po çfarë po bën?” Si mund të qëndrojë duarkryq ndërsa fëmija i saj qan në dysheme?

Jo, kjo nënë nuk është një nënë e keqe dhe e pamëshirshme. Kjo nënë është në dhomë pa e bërë të ndihet prania e saj dhe e “lë” fëmijën e saj të zbulojë vetë, në mënyrë eksperimentale, zhgënjimin, frikën, dhimbjen, jetën…

Ajo nuk e merr përsipër betejën e tij,  ajo e lë të mësojë…, duke qëndruar aty në heshtje.

re2

Doland Winnicott (Pediatër – Psikoanalist) kishte folur për të si një  “nënë mjaft e mirë”. Me këtë term ai thotë se një nënë e mirë është ajo që përshtatet në mënyrë aktive me nevojat e foshnjës së saj. Domethënë, me ndjeshmërinë që ajo ka mundet t’i njohë nevojat që ka fëmija i saj dhe t’u përgjigjet atyre menjëherë dhe në mënyrë efektive. Sipas Winnicott, kjo përshtatje aktive zvogëlohet gradualisht ndërsa foshnja rritet, gjë që e bën atë të aftë të pranojë gradualisht zhgënjimet, duke ndërtuar kështu veten e tij psikike. Me mbushjen e vitit të dytë të jetës, fëmija fillon të bëhet i pavarur, nga njëra anë sepse mund të ecë e të flasë dhe nga ana tjetër sepse mund të pranojë “jo-në” e nënës.

Një nënë e mirë nuk është nëna perfekte, por ajo që i përgjigjet në mënyrë adekuate nevojave psiko-emocionale të fëmijës, duke i dhënë fëmijës hapësirën për të zhvilluar aftësitë e vetërregullimit dhe kufijtë e tij.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top