Studim

February 1, 2018 | 10:26

Njerëzit e zgjuar kanë pak miq

Studimi i bërë nga “London School of Economics” në bashkëpunim me “Management University” në Singapor, ka pohuar se njerëzit me një koeficient më të lartë inteligjence nuk kanë nevojë të ndërveprojnë me të tjerët që të ndihen mirë.

Kush ka pak miq tregohet me gisht si humbës ose më keq akoma, si i papërshtatshëm. E megjithatë, një studim i fundit ka arritur në përfundimin se të kesh pak miq është sinonim i inteligjencës. Studimi i botuar në “British Journal of Psychology”, ka vëzhguar sjelljen e 15.000 njerëzve të moshës nga 18-28 vjeç, një grupmoshë ku forcohen marrëdhëniet miqësore dhe mundësitë për të bërë miq të rinj janë më të larta. Studimi i bërë nga “London School of Economics” në bashkëpunim me “Management University” në Singapor, ka pohuar se njerëzit me një koeficient më të lartë inteligjence nuk kanë nevojë të ndërveprojnë me të tjerët që të ndihen mirë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top