Studim

February 1, 2018 | 10:05

Studim / Kush lexon është më inteligjent

Leximi stimulon zona të trurit që kanë të bëjnë me gjuhën, aludimet dhe metaforën: truri aktivizohet njësoj sikur skena që është në fletët e librit të ndodhë në jetën reale.

Raymond Mar, një psikolog në “York University” në Kanada, dhe Keith Oatley, profesor i psikologjisë konjitive pranë Universitetit të Torontos, kanë treguar se individët që lexojnë romane apo rrëfime duket se janë më shumë të aftë që të kuptojnë të tjerët, të hyjnë në empati me ta dhe ta shohin botën nën një tjetër këndvështrim. Kjo vlen edhe për fëmijët: më mendjehapur ishin ata që lexonin përralla apo tregime. Leximi stimulon zona të trurit që kanë të bëjnë me gjuhën, aludimet dhe metaforën: truri aktivizohet njësoj sikur skena që është në fletët e librit të ndodhë në jetën reale. Situatat emotive dhe dilemat morale gjatë leximit shndërrohen kështu në ushtrim aktiv për trurin, duke na futur brenda trurit të personazheve të fantazisë dhe duke rritur aftësinë për të qenë më të ndjeshëm dhe empatikë në jetën reale.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top