Në fokus

October 26, 2016 | 7:34

Njerëzit kreativë janë më inteligjentë

Por nuk është e thënë që të jetë edhe e kundërta, që koeficientet më të larta të inteligjencës të jenë të lidhura edhe me kreativitet më të lartë. Në fakt, ajo që zakonisht konsiderohet si shprehi e inteligjencës, pra mendimi logjik, na lejon të zgjidhim problemet, duke arsyetuar mbi të dhënat që kemi në dispozicion, ndërsa mendimi kreativ ecën drejt udhëve të panjohura e të papritura që shkojnë përtej të lejuarës, duke mbërritur në zgjedhje të reja apo origjinale. Kjo përfshin aftësinë për t’iu larguar përkohësisht ngurtësisë së mendimit logjik.

Sinergjitë cerebrale

Sot, dihet se akti kreativ përfshin një ndërveprim mes hemisferës së djathtë të trurit tonë, më emotive e përfshirëse, me atë të majtën, më logjike e analitike. Për të zgjidhur një problem, ana e majtë e hemisferës së trurit përqendrohet mbi elementët e ditur dhe mbi zgjidhjet familjare. Nëse përgjigjja nuk vjen, ana e djathtë eksploron kujtimet e largëta dhe gjeneron idetë. Por i takon anës së majtë të vlerësojë këto ide, të dallojë atë që është realisht e vlefshme dhe të përcaktojë se si ta realizojë atë.

Si të përmirësoni inteligjencën

Është zbuluar se inteligjenca varion me kalimin e kohës, pasi nuk është vetëm e trashëgueshme, por është e lidhur me të mësuarin dhe me shfaqjen e stimujve të ambientit. Nëse fëmijët e një gjenerate stimulohen nga familja dhe shkolla, është e lehtë të presim përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës, si individuale, ashtu dhe shoqërore. Dhe nuk është e rastësishme që sot, testet e inteligjencës përdoren gjithnjë e më pak. Funksionon për shembull, vetëm në fushën e arsimit, gjë që do të thotë se të kesh një nivel të lartë inteligjence nuk siguron suksesin në punë. Përkundrazi, sot, nënvizon Howard Gardner, testet e inteligjencës në shkollë mund të jetë të vlefshëm maksimumi vetëm për 20% të nxënësve, tregues që në të ardhmen mund të kenë sukses në punë. Gardner, psikolog në “Harward University” (SHBA) ka përpunuar teorinë e inteligjencave, duke revolucionarizuar vizionin tradicional të inteligjencës si aftësi unike që udhëheq mendimin logjikmatematik. Si David Goleman, edhe ai psikolog në “Harward” dhe teoricien i inteligjencës emotive, ka ndërmarrë një mënyrë të re të vlerësimit të aftësive tona. Të jesh gjeni vetëm në një fushë, praktikisht, nuk shërben për asgjë. Dhe mbi të gjitha, nuk është e thënë se duhet të konsiderojmë veten si më pak të mençur, vetëm sepse nuk dimë të bëjmë llogari në mënyrë të rrufeshme. Mund të shquhemi për aftësitë logjiko-matematikore, por edhe të jemi muzikantë, gjuhëtarë, kineastë, astronaut…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top