A mund t’i njihni njerëzit me zemër të zezë? Ndoshta jo, edhe nëse janë mes nesh dhe në një numër jo të vogël. Një studim i kohëve të fundit mbi sjelljet dhe stilin e jetës ka nxjerrë në pah një fakt shqetësues. Diçka që ka të bëjë me qëndrimin që kanë shumë njerëz ndaj jetës dhe të tjerëve. Njerëzit me zemër të zezë janë në rritje. Nuk po flasim për ndonjë keqformim kongjenital, por fatkeqësisht atë që njerëzit me zemër të zezë tregojnë për veten e tyre.
Kush janë këta njerëz dhe si është e mundur t’i njohim ata?
Karakteristikat e njerëzve me zemër të zezë
- Ata janë egoistë
Njerëzit me zemër të zezë janë individë që e vendosin egon e tyre mbi gjithçka dhe gjithkënd, ata janë ata individë që nuk njohin altruizëm dhe solidaritet, ata jetojnë sipas mirëqenies dhe përparësisë së tyre.
- Ata japin ndjenja negative
Përveç kësaj, njerëzit me zemër të zezë kanë aftësinë për të dhënë emocione negative. Të biesh në kontakt me ta do të thotë të perceptosh, pothuajse në lëkurë, se si personi para jush është një subjekt që jeton në botën e tij të fshehur dhe shpesh herë, të errët.
- Ata dinë të fshihen
Njerëzit me zemër të zezë janë fshehës të aftë. Pas një buzëqeshje të dukshme, ata fshehin një nevojë gati vampirike për të thithur energji dhe për të marrë një avantazh të menjëhershëm.
- Ata mendojnë vetëm për veten e tyre
Njerëzit me zemër të zezë jetojnë vetëm për përfitimet e tyre. Këta njerëz e shohin jetën dhe marrëdhëniet që kanë me të tjerët vetëm si një mundësi për të përfituar.
- Ata duan të duken
Nga ana materiale dhe morale. Ata duan të duken të pathyeshëm, ata i zmadhojnë rezultatet e tyre, duke u përpjekur të manipulojnë realitetin përreth tyre. Ata e dinë shumë mirë magjepsjen që paratë dhe suksesi shkaktojnë tek një numër i madh individësh.
- Ata janë gënjeshtarë të zgjuar
Njerëzit me zemër të zezë jetojnë në gënjeshtër shumëvjeçare. Duke e konceptuar jetën vetëm si diçka që mund t’u japë atyre përparësi dhe përfitime, këta njerëz nuk janë objektivë dhe as nuk e njohin sinqeritetin dhe transparencën në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Për ta, një takim, një marrëdhënie nuk janë asgjë më shumë sesa një mundësi dhe për këtë arsye, qëndrimi i tyre nuk mund të jetë i sinqertë. Ata madje kërkojnë vëmendje, duke gënjyer për ndonjë aspekt që i shqetëson ata, në mënyrë që të arrijnë avantazhin e tyre.
- Ata praktikojnë hakmarrjen
Njerëzit me zemër të zezë nuk e njohin faljen dhe duan hakmarrje. Këta njerëz, duke mos njohur një marrëdhënie njerëzore të denjë për këtë emër, nuk janë në gjendje të falin gabimin e të tjerëve dhe kërkojnë shpesh hakmarrje. Sapo një person bën një gabim, ata janë menjëherë në rreshtin e parë për të theksuar gravitetin e tij, ose për të dhënë një dënim. Nga ana tjetër, kur nuk arrijnë në një nga qëllimet e tyre, ata janë të gatshëm të hakmerren ndaj atyre që, për mendimin e tyre, u kanë bllokuar rrugën.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.