Studim

May 11, 2018 | 9:42

Njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë, janë 80% më të rrezikuar për t’u prekur nga depresioni

Sipas një kërkimi të ri, të flesh vetëm gjashtë orë në natë, ose më pak, rrit rrezikun e njerëzve për depresion deri në 80%.

Gjithashtu një studim i SHBA zbuloi se duke pasur vetëm një natë, më pak se shtatë orë gjumë, qoftë edhe një orë më pak, rrit rrezikun e njerëzve për t’u ndier nervoz,të pafuqishëm ose të shqetësuar nga 60 deri 80%.

Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të pagjumësisë, ku sipas studiuesve mund të jenë për shkak të hormoneve të tyre duke i bërë ato më në rrezik depresioni.

Hulumtimet e nxjerra në fillim të këtij viti nga Universiteti Binghamton sugjerojnë se personat që vuajnë nga pagjumësia janë më pak të aftë për të kapërcyer mendimet negative ose për t’u çliruar nga tronditjet e emocioneve sesa ata që flenë mjaftueshëm.

Deri në 25% e të rriturve në SHBA vuajnë nga mungesa e gjumit, ndërsa rreth 7% vuajnë nga depresioni çdo vit.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit i rekomandon njerëzit të marrin mesatarisht shtatë orë gjumë në natë.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top