Në fokus

May 11, 2018 | 9:46

Nga Valentina Telhaj: Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara për barazi, shoqërizim, optimizëm

Arsimi gjithëpërfshirës është një temë shumë e studiuar dhe e diskutuar, e cila përfshin një tërësi sfidash me të cilat ballafaqohen proceset e zhvillimit të politikave dhe të zbatimit.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Konceptimi i arsimimit gjithëpërfshirës varion nga këndvështrimet më të ngushta, të tilla si: arsimi gjithëpërfshirës konsiderohet si ‘përpjekje për të arsimuar njerëz me paaftësi intelektuale, duke i integruar ata sa më pranë strukturave përkatëse të sistemit të arsimit’, (Michailakis & Reich, 2009) deri në ato më të gjerat si: arsimi gjithëpërfshirës konsiderohet ‘një parim udhëheqës për të mbështetur Arsimin për të Gjithë (EFA) – sisteme arsimi që përfitojnë nga diversiteti, duke synuar ngritjen e një shoqërie thjesht më shumë demokratike’ (Acedo, 2008). 

  • Integrimi funksional: Mësimdhënia duhet t’i përshtatet specifikave, nevojave dhe mundësive të çdo nxënësi. Është detyrë e shkollës të nxisë, zhvillojë në maksimum mundësitë dhe aftësitë e çdo nxënësi, që ata të jenë përfshirë aktivisht në procesin e nxënies.
  • Integrimi social: Nxitja e miqësisë dhe marrëdhënieve sociale brenda një grupi, (klase) që ka një qëllim të caktuar, në këtë rast ka si qëllim përfshirjen e fëmijëve në marrëdhënie sociale me mësuesit dhe nxënësit e tjerë për zhvillimin e funksionimit social të tyre në të ardhmen.
  • Integrimi fizik: Nuk duhet të konceptohet dhe kufizohet vetëm në praninën e thjeshtë fizike të nxënësve me AK (aftësi të kufizuar) në mjediset e shkollës së zakonshme, të këtyre nxënësve, pa u dhënë mundësinë fëmijëve me aftësi të kufizuar të marrin pjesë në aktivitete, orën e mësimit, shfaqin karakteristikat dhe zhvillojnë kapacitetin e tyre intelektual .

qendra-zhvillimi1Ndryshimi ndërmjet termit “përfshirje” dhe “integrim” të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e zakonshme

Të integrosh një fëmijë me aftësi të kufizuar do të thotë më shumë se thjesht ta përfshijmë atë fizikisht në klasë. Do të thotë të ndjehet i përfshirë në orën e mësimit në aktivitete që zhvillohen etj. Do të thotë të modifikohesh dhe të gjendesh me tjetrin gjithmonë dhe në çdo situatë.

Integrimi është një term shumë kompleks, i cili për herë të parë është përdorur në fushën e sociologjisë. “Fjala (integrim) rrjedh nga latinishtja dhe nënkupton pranimin e pjesëtarëve të rinj në një shoqëri.

Integrimi brenda ambienteve të klasës ka të bëjë me diçka më shumë se sa thjesht t’i pranosh fëmijët me nevoja të veçanta brenda klasës së rregullt. Të qenit i përfshirë në klasë mund të përmirësojë dukshëm:

-mundësitë e tyre për të nxënë,

-aftësitë për t’u shoqërizuar,

-ngritjen e optimizmit për jetën,

-forcojnë ndjenjën e besimit dhe të qenit i dobishëm në jetë e me dinjitet.

auto_personat-me-aftesi-te-kufizuara-850x4331494307082

Sociologu i njohur Hartmut përkufizon integrimin në një studim që në vitin 1980. Ai dallon dy shkallë të integrimit:

  • Integrimi kognitiv: do të thotë përshtatje, barazim ose “shkrirje” të një personi, grupi në një rreth ose shoqëri më të gjerë.
  • Integrimi social: nxitja e miqësisë dhe marrëdhënieve sociale brenda një grupi që ka një qëllim të caktuar .

1-Fëmijët me aftësi të kufizuar ndjehen të shoqërizuar, në arsimin gjithëpërfshirës.

2-Përfitojnë nga eksperiencat e bashkëmoshatarëve të tyre për aq sa munden.

3-Duke u rritur bashkë e duke u miqësuar, do të jenë më pak të stigmatizuar ose aspak.

4-Rritet shkalla e ndërgjegjësimit të komunitetit në raport me këtë targetgrup.

5-Motivohen më shumë grupet e mësuesve e specialistëve të fushës që do të punojnë me ta.

6-Do të ketë mundësi më shumë që edhe personat me aftësi të kufizuar gradualisht, duke thyer izolimin, të shpalosin mundësitë e tyre, që jo rrallëherë nuk njihen dhe sfidohen pa të drejtë për shkak të paragjykimit.

7-Ka premisa për të hartuar më shumë politika të tjera gjithëpërfshirëse për të ardhmen lidhur me punësimin, shkollimin e mëtejshëm, gjithnjë duke iu referuar eksperiencave bashkëkohore.

8-Prindërit do të ndërgjegjësohen dhe do të binden për avantazhet e arsimimit gjithëpërfshirës, do të jenë më shumë besues.

9-Edhe fëmijët e tjerë do të përfitojnë shumë nga prania e miqve të tyre të rinj në raporte të tilla si: Të qenit të sinqertë, të dashur, miqësor e bashkëpunues në punën në grup.

Sepse fëmijët mes nesh janë: të ngjashëm, të ndryshëm, të barabartë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top