Në fokus

April 24, 2019 | 8:10

Njerëzit që kanë jetuar një fëmijëri të vështirë bëhen të rritur empatik

A e dini se shumica e asaj që na ndodh në fëmijëri mund të ketë pasoja në të ardhmen tonë dhe në marrëdhëniet tona ndërpersonale? Hulumtimet e reja tregojnë se përvojat jo-pozitive të përjetuara gjatë periudhës së fëmijërisë mund të shoqërohen me nivele të larta ndjeshmërie në moshë madhore.

Studimi, i botuar në ‘PLOS One’, tregon se si njerëzit që kanë përjetuar këto përvoja, bëhen më në gjendje t’u përgjigjen emocionale të të tjerëve.

“Përvoja ime e punës në klinikë si psikoterapeutë me fëmijë dhe të rritur e frymëzoi këtë hulumtim”, tha David M. Greenberg, autor i studimit në Universitetin e Kembrixhit dhe Universitetin e Nju Jorkut. Hulumtuesit në këtë studim intervistuan 387 të rritur, përmes Amazon Mechanical Turk, duke iu referuar historisë së tyre të fëmijërisë dhe niveleve të tyre të ndjeshmërisë.

Këta gjithashtu kanë intervistuar një tjetër 442 të rritur, duke përdorur një tjetër metodë matjeje. Në të dy sondazhet, të rriturit që raportuan se kishin përjetuar një ngjarje të pakëndshme gjatë fëmijërisë, kanë tendencë të kenë nivele më të larta të ndjeshmërisë. Ndër këto ngjarje mund të përfshihet humbja e një shoku të ngushtë ose anëtari të familjes, divorci ose konflikte të ndryshme ndërmjet prindërve, përvoja të pakëndshme siç janë viktimat e sjelljes agresive ose despotike.

“Lexuesit e këtij studimi duhet të dinë se ka rrugë specifike që mund të merren për rritjen dhe elasticitetin e tyre personal, pasi të kalojnë nëpër eksperienca jo-pozitive si këto”, tha Greenberg.

Një shqetësim i fëmijërisë u konstatua se lidhej me nivelet e larta të ndjeshmërisë empatike. Por jo për ata që kanë empati kognitive.

Cili është dallimi?

“Empatia kognitive (e quajtur edhe “mentalizimi”) është aftësia për të kuptuar mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve, ndërkohë që ndjeshmëria emocionale është aftësia për të ndarë ose “simuluar” disponimin e të tjerëve, ka shpjegoi autori i këtij studimi.

Mund të themi, bazuar në gjetjet, se këta njerëz janë në gjendje, përveçse të dëgjojnë veten, të dëgjojnë njëri-tjetrin, pasi mendojnë se janë emocionet e të tjerëve. Këta njerëz, duke perceptuar më shumë emocionet e të tjerëve, në mënyrë krejtësisht të natyrshme, dalin të jenë jo vetëm empatik, por edhe tolerantë, komunikues dhe dashamirës ndaj të tjerëve.

Kjo ndjeshmëri më e madhe mund t’i çojë ata vetëm për t’u absorbuar dhe ndikuar nga këto ndjenja të jashtme. Nëse një person empatik është në kontakt të ngushtë me njerëzit që vazhdimisht ankohen, atëherë ai mund të marrë të njëjtin mendim.

 

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top