Mirëqenie

April 24, 2019 | 8:33

Pija me mjaltë dhe xhenxhefil, zgjedhja më e mirë për të forcuar imunitetin dhe për të luftuar shumë probleme

Xhenxhefili dhe mjalti mund të konsumohen në formën e tonikut apo shurupit. Kjo arrihet duke krijuar një përzierje të të dy ingredientëve duke i holluar pak me ujë. Ky lëng i vjen në ndihmë aparatit tretës për shkak të vlerave fantastike të xhenxhefilit. Për më tepër, si xhenxhefili ashtu edhe mjalti kanë vlera antioksiduese dhe si rrjedhojë rrisin fuqinë e sistemit imunitar.

Mjafton një lugë mjaltë dhe xhenxhefil që njerëzit që kanë një sistem tretës të dobët, të ndihen më mirë. Përgatitja është mjaft e thjeshtë. Vloni një enë me 500 ml ujë dhe shtoni xhenxhefili e prerë në feta. Rreth 10 cm gjatësi rrënjë xhenxhefil është i mjaftueshëm. Xhenxhefili vlon në ujë për 5-7 minuta dhe më pas hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet pak. Shtohet rreth 200 ml mjaltë dhe pasi të ftohet e gjithë përzierja mund të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet çdo ditë. Në ditët kur imuniteti është në rënie një gjysmë gote nga ky shurup do të mjaftojë.

Pija me xhenxhefil dhe mjaltë ka një nivel të lartë proteinash e si rrjedhojë ndihmon sistemin tretës, stimulon shpërbërjen e yndyrave. Nga ana tjetër, stimulon rritjen e florës intestinale që përshpejton tretjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve. Së fundmi, pija me mjaltë dhe xhenxhefil ka aftësinë të thithë përbërësit e tjerë nga ushqimi dhe të reduktojë mbetjet. Ky mund të përdoret edhe nga fëmijët për t’i qetësuar nga dhimbjet e stomakut. Kjo pije është një zgjidhje që të qetëson se sa një kurë e mirëfilltë medicinale.

Për këto arsye, dhe shumë të tjera shumë njerëz në mbarë botën, mbajnë gjithmonë xhenxhefil dhe mjaltë në shtëpinë e tyre dhe përgatisin këtë pastë sa herë që kanë kollë ose ftohen. Karamelet me xhenxhefil dhe mjaltë janë, gjithashtu, një variant shumë popullor i kësaj përzierje magjike. Nëse keni fyt të acaruar dhe nuk jeni në gjendje të flisni, atëherë duhet të konsumoni këto karamele me xhenxhefil dhe mjaltë dhe fyti juaj do të shërohet menjëherë.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit dhe xhenxhefilit në kurimin e sëmundjeve respiratore nuk kanë të krahasuar. Ndoshta nuk e dinit, por mjalti është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm për të transmetuar vlerat e barishteve dhe erëzave si xhenxhefili apo xhinxheri në organizëm. Si mjalti ashtu edhe xhenxhefili kanë vlerat e tyre të veçanta, por kombinimi i të dyjave i jep organizmit një bonus shtesë. Mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë dhe xhenxhefil është përzierja e të dyjave së bashku.

Vlerat e mjaltit me xhenxhefilit

Shëndeti i zemrës: pija me mjaltë dhe xhenxhefil është plot antioksidantë që zbusin sjelljen agresive të substancave të quajtura prostaglandin. Këto substanca përthithen nga acidet e yndyrës në formën e enzimave. Prostaglandinat gjenden në të gjithë trupin dhe ndihmojnë funksionet e të gjithë organeve. Sa i përket shëndetit të zemrës, pija me mjaltë dhe xhenxhefil zbut çrregullimet e enëve të gjakut, ul tensionin e gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve si aterosklerozës dhe atakut në zemër.

Astma: Besohet se përzierja e mjaltit me xhenxhefil dhe piper të zi mund të trajtojë ose të minimizojë efektet e astmës. Ky kombinim është natyralisht çlirues, anti-inflamator, rregullon fluksin e oksigjenit në mushkëri dhe relakson enët e gjakut në mushkëri.

Problemet e frymëmarrjes: Përzierja e mjaltit me xhenxhefil është një variant natyral i një medikamenti që rrit sekrecionet e bronkeve dhe pastron mushkëritë nga mukusi. Kjo do të thotë se mjalti me xhenxhefil ofron çlirim të menjëhershëm për njerëzit që vuajnë nga kolla, i ftohti, fyti i tharë dhe rrufa.

I nevojshëm në betejën kundër kancerit: Mjalti me xhenxhefil arrin të reduktojë të vjellat dhe të përzierat që shkaktohen nga kurat e kimioterapisë pas diagnostikimit me sëmundjen e kancerit. Këto procedura janë aq intensive saqë shkaktojnë shumë të vjella tek pacientët të cilët detyrohen të përdorin zgjedhje alternative.

Xhenxhefili përshpejton zbrazjen e stomakut sepse ka aftësi në përmirësimin e tretjes. Në këtë mënyrë ndjesia e të vjellës reduktohet. Të përzierat nga kimioterapia shkaktohen si pasojë e cisplatinës, një përbërës i kurës. Xhenxhefili arrin të balancojë efektet e këtij përbërësi. Xhenxhefili gjithashtu sugjerohet të përdoret nga gratë shtatzënë sepse redukton të vjellat dhe të përzierat si pasojë e shtatzënisë.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top