Marrëdhënie

September 22, 2017 | 10:17

Njihuni me çiftin që jeton prej 22 vitesh në pusetë

Kur Maria Garcia u takua me burrin e saj, Miguel Restrepo, jeta e tyre ishte në prag të një katastrofe të pariparueshme.

Ata ishin të dy të droguar që jetonin në rrugët e Medellinit, Kolumbi, një vend i njohur për dhunën dhe trafikimin e gjerë të narkotikëve. Por së bashku, gjetën forcën për të këmbëngulur dhe për të hequr varësitë e tyre.

Pa para, pa familje, ata u strehuan … në pusetë.

Edhe pse jeta e tyre tashmë është përmirësuar, edhe pse kanë kaluar 22 vjet, ata vijojnë të jetojnë në pusetë dhe të lumtur.

Ata thonë se edhe pse shtëpia e tyre është e pazakontë, ajo ka gjithçka që u nevojitet.

Ata kanë energji elektrike, me drita, ngrohje dhe një kuzhinë të vogël.

Ata madje kanë televizor.

Ata thonë se vendndodhja është mjaft paqësore dhe larg nga zhurma e qytetit.

Kur u pyetën nëse kanë menduar ndonjëherë të largohen, ata thonë se kurrë nuk e kanë bërë këtë.

Disa njerëz mund të ndihen keq për jetesën e tyre, por gazetari shkruan se “gjithkush duhet të jetë ziliqar për lumturinë dhe kënaqësinë që ata kanë.”

Gjithçka duhet për të bërë një shtëpi është Dashuria.

 

sewer house hole

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top