Në fokus

November 20, 2020 | 10:19

Nota më të mira falë sportit

Aktiviteti fizik ka ndikim pozitiv për rendiment më të mirë në shkollë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Strathclyde and Dundee University (Britani), të cilët kanë analizuar rreth 8 mijë nxënës dhe kanë arritur të gjejnë një lidhje midis aktivitetit fizik dhe rezultateve të mira në lëndët shkencore dhe gjuhët e huaja.

Fëmijët që kryenin aktivitet fizik kishin rezultat më të mirë në shkollë. Sipas studiuesve nota më të mira kishin vajzat, sidomos në shkencat ekzakte. Me shumë gjasa kjo vjen falë ndikimit që ka aktiviteti fizik në trurin e femrave dhe të meshkujve.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top