Këshilla & Arsye

November 20, 2020 | 10:25

Ushqimet dhe pijet që nuk duhet t’i konsumoni kur vuani nga cistet

Cisti është një inflamacion bezdisës i fshikëzës. Vuajtësit e dinë se disa ushqime mund të ndihmojnë në parandalimin ose luftimin e tij. Por çfarë të bëni kur tashmë keni një infeksion në zhvillim? Jo të gjithë e dinë që disa ushqime duhen shmangur derisa të shëroheni.

Ushqimet e ndaluara gjatë fazës akute të sëmundjes

Kryesisht janë gratë që vuajnë nga cistet. Të paktën gjysma e popullsisë femërore përjeton këtë infeksion të keq të paktën një herë në jetën e tyre. Për ato që sëmuren më shpesh, disa ushqime duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar. Por, kur cistiti është në fazën akute, ato janë rreptësisht të ndaluara.

Së pari, është e rëndësishme të shmangni të gjitha gatimet që përmbajnë spec djegës, piper, kerri dhe erëza pikante në përgjithësi. Gjithashtu kini kujdes nga djathrat që përmbajnë këto përbërës, të cilët irritojnë fshikëzën. Sa i përket mishit, këshillohet të preferoni mish të bardhë. Sallamet dhe mishrat e përpunuar duhet të eliminohen nga tryeza. Sa i përket erëzave, duhet treguar kujdes me ato që janë të pasura me yndyrna të ngopura të tilla si gjalpë, margarinë, krem dhe salca. Gjithashtu shmangni ushqimet e skuqura dhe turshitë.

Kujdes nga ëmbëlsirat dhe pijet

Së fundmi, është e rëndësishme të dini se sheqernat nxisin rritjen e baktereve. Kushtojuni vëmendje të gjitha ëmbëlsirave, por edhe mëbëltuesve që mund të jenë të pranishëm në ushqime që nuk na duken si të ëmbla.

Për të mos konsumuar sheqer, është e rëndësishme të shmangni edhe pije të caktuara. Jo vetëm pijet freskuese me sheqer, por edhe lëngjet e frutave, në etiketënn e të cilave shkruhet “pa sheqer të shtuar”. Së fundmi, është mirë të shmangni të gjitha pijet alkoolike, të cilat kanë një efekt irritues. Por edhe kafeja dhe produktet e tjera që përmbajnë kafeinë.

Ndjekja e këtyre këshillave ju ndihmon në luftën kundër cisteve. Sidoqoftë, është gjithmonë e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për të zgjedhur trajtimin më të përshtatshëm.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top