Studim

October 10, 2018 | 12:59

Noti lehtëson simptomat e depresionit dhe ankthit

Sipas një anketimi nga ‘You Gov’, thuhet se dy-tri sesione në javë not mund të lehtësojnë simptomat e depresionit dhe ankthit. Për këtë studim janë anketuar 4 mijë britanikë që pëlqejnë notin dhe që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Besohet se 3.3 milionë britanikë me ankth dhe depresion bëjnë not një herë në dy apo tri javë. Por, më shumë se 400,000 prej tyre kanë arritur t’i reduktojnë vizitat te doktori thjesht duke bërë not rregullisht.

43% e të anketuarve kanë deklaruar se noti i bën më të lumtur, më shumë se 15% kanë thënë se ndihen më të motivuar t’i kryejnë detyrat ditore dhe 15% tjerë kanë thënë se jeta është më lehtë e menaxhueshme pas një sesioni not.

Vlen të përmendet se edhe studimet e mëparshme kanë zbuluar se duke rritur nivelet e aktivitetit nga asgjë në tri sesione me ushtrime fizike në javë, ju mund ta zvogëloni rrezikun e depresionit deri në 30%.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top