Në fokus

October 10, 2018 | 12:40

OBSH: Rritet numri i personave me probleme me shikimin. Ja shkaku kryesor i kësaj rritje…

Rritet numri i personave me probleme me shikimin në mbarë botën. Shkak duket se janë orët e tepërta para monitorit të kompjuterëve, telefonave e pajisjeve të tjera teknologjike. Sipas OBSH, aktualisht numërohen 253 milionë njerëzit që kanë problem me shikimin, ndër të cilët 36 milionë janë të verbër. Dhe me këto ritme mendohet se brenda vitit 2050 gjysma e popullsisë globale do të jetë e prekur nga miopia.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se problem kryesor është rritja e numrit të fëmijëve me probleme të tilla, si pasojë e përdorimit të tepruar të teknologjisë dhe orëve të gjata që kalojnë në ambiente të mbyllura. Aktualisht në Evropë në moshën 9 vjeç miopia ka arritur në nivelin 12 % dhe shkon në 18% në moshën 15-vjeçare dhe sipas statistikave janë vajzat, ato më të prekura.

Sipas ekspertëve, qëndrimi nga 4 deri në 8 orë në bankat e shkollës i shtohet edhe problem i video-lojërave që vjen nga mungesa e lojërave në natyrë, ndryshe nga sa ndodhte deri 2 breza më parë. Për këtë rekomandojnë ekspertët duhen limituar sa më tepër përdorimi i pajisjeve virtuale nga fëmijët dhe të shtohet koha e qëndrimit në natyrë.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top