Aktualitet

May 22, 2022 | 10:28

Nuk dëshiron të luajë me të bijën, nëna rreh shoqen e saj në park

Një sjellje e pahijshme vret shumë, për më tepër kur subjekt bëhet një fëmijë dhe një prind, marrëdhënie nga e cila duhet të ketë edukim të shëndoshë. Por ndodh edhe kështu, siç një nënë ka zgjedhur të mbrojë kapriçot e bijës së saj, duke sulmuar shëmtuar bashkëmoshataren e vajzës së vogël.

parco-bambini-mascherina-1024x682

Një 40-vjeçare ka goditur një vajzë të vogël në parkun e Grosseto-s në Itali. Vajza e vogël kishte refuzuar të luante me vajzën e gruas. Për të ndihmuar fëmijën tre nëna që ishin dëshmitare të skenës reaguan.

Vogëlushja nuk kishte dashur të luante me vajzën e gruas, duke bërë që ajo të shpërthejë në lot. Episodi daton pak ditë më parë. Sipas asaj që u ndërtua si çështje, e mitura do të ishte afruar me dy bashkëmoshatare të tjera që po luanin volejboll. Të dyja, të cilat normalisht i kalojnë pasditet me fëmijën, megjithatë nuk e kanë lejuar të futet në lojë.
Në atë moment, vajza e vogël vrapoi me lot drejt nënës së saj për të kërkuar ngushëllim. Kjo e fundit u largua nga pankina për të pyetur vajzat se pse vajza e tyre nuk mund të merrte pjesë. Pas një diskutimi të shkurtër, dyzetvjeçarja dyshohet se ka kapur nga flokët njërën prej vajzave, duke e rrëzuar përtokë.
Më pas në sherr do të ndërhynte djali i madh i gruas, i cili nisi ta godiste me shkelma barkun e vogëlushes pak më të madhe se motra e vet. Mami dhe djali e rrahën fëmijën derisa ndërhynë prindërit. Për të ndihmuar familjen e vajzës së sulmuar, tre femra të tjera që kanë qenë dëshmitare të gjithë skenës.

Përgatiti O.T / Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top