FB

May 22, 2022 | 10:54

Revolucionarja Marion Cotillard sfidon kodin e veshjes në Kanë dhe vesh pantallona të shkurtra

Vijon edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit në Kanë, një nga ngjarjet më të pritura të vitit në botën e kinemasë, i cili edhe këtë sezon mbahet me frekuentim 100%.

marion-cotillard-minigonna-festival-di-cannes-1024x536

 

Mbrëmjen 20 majit, u mbajt premiera e filmit Frère et Sœur dhe protagonistja e tij Marion Cotillard nuk mund të mungonte në tapetin e kuq. Gjithmonë një ikonë e bukurisë dhe stilit, këtë herë ajo arriti të binte në sy falë shpirtit të saj revolucionar. Për paraqitjen në tapetin e kuq të Croisette ajo përmbysi të gjitha llojet e rregullave të kodit të veshjes duke parakaluar me pantallona të shkurtra.

Pse Marion Cotillard në Kanë është jokonvencionale?
Marion Cotillard ka arritur të rrëzojë çdo rregull përsa i përket kodit të veshjes, duke mos pasur frikë të guxojë apo të tregojë shpirtin e saj antikonvencional. Ajo nxori në pah këmbët e saj por kjo nuk do të thoshte se ishte “skandaloze”, përkundrazi tregoi se mund të jesh elegante dhe joshëse edhe pa fustane luksoze apo me funde deri tek kyçi i këmbës.

gettyimages-1398367052-1060x1536

Me veshjen e saj të shkurtër ajo është kthyer në një ikonë revolucionare të modës dhe me siguri që nga ky moment do të ketë shumë të famshme që do të ndjekin shembullin e saj.

62847ea8e4b0246edb3959b9_62889822e4b0246edb3961f7_p854x570

 

Përgatiti O.T / Burimi fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top