FB

September 16, 2022 | 12:56

Nuk ka kohë për eksperimente, thirrja e opinionistes për zgjidhje dhe vepra të mirëfillta për qytetarët në Kosovë

Albina Hyseni një ndër opinionistet e njohura në gjithë Ballkanin për shkrimet e saja unike në aspektin trajtues të tyre. Ka ardhur tek lexuesi disa vite më parë, në kohërat të vështira, sidomos për vendin e saj, Kosovën, ku ka kontribuuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Kësaj radhe shkruan specifikisht për të gjithë asamblistët ku thotë se të jesh përfaqësues i qytetarëve si asamblist, sa është privilegj po aq është edhe përgjegjësi ndaj kërkesave të tyre.

0 

Nga Albina Hyseni, diplomuar në Administratë Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane

Një detyrë si kjo kërkon dije dhe përkushtim si kritere bazë për përfaqësim dinjitoz. Gjithë komunave i duhen njerëz me ekspertizë për çështjet e rëndësishme. Ne nuk kemi kohë për eksperimente. Ne nuk e kemi luksin të tolerojmë korrupsionin, parregullsitë e aq më tepër të vazhdohet me pasojat që tani më dihen, por duhet punuar fuqishëm, zellshëm dhe drejtësi për gjithsecilin pa dallime.

00

Ndër të tjera“, thotë Hyseni, “duhet të angazhohen të gjitha partitë për llogaridhënie dhe tolerancë në qeverisje. Veprat me punë të mirëfilltë për të gjetur zgjidhjet më të mira për arsim, shëndetësi çështje sociale dhe të rinisë, si dhe ndaj shërbimeve për qytetarët, të cilat i duhen më shumë se asnjëherë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top