Në fokus

November 10, 2018 | 11:40

Nuk ka më metoda invazive për bërjen e kolonoskopisë ose gastroskopisë. Shpiket sensori që jep diagnozën përmes telefonit

Askush nuk do të shqetësohet më para se të kryejë kolonoskopi ose gastroskopi. Këto dy ekzaminime, në fakt, janë shumë invazive. Ato fillojnë me një përgatitje të zbrazjes gastrointestinale duke konsumuar substanca që na ndihmojnë të eliminojmë gjurmët organike nga organet dhe pastaj përfundojmë me futjen e sondave në gojë në rastin e gastroskopisë ose në rektum në rastin e kolonoskopisë.

MIT ka zbuluar një mjet të ri diagnostikues jo invaziv për të kryer këto dy teste, një sensor, i cili gëlltitet si të ishte një pilulë thjeshtëson shumë këto dy teste duke zbuluar gjurmët e gjakut në organet në fjalë. Testi i ri do të revolucionojë ato testime të urryer nga ata që fatkeqësisht duhet t’i bëjnë, kolonoskopia dhe gastroskopia mund të bëhet pa u shqetësuar.

Kjo qasje e “bakterieve-në-çip” kombinon sensorët e prodhuar nga qelizat e gjalla me elektronikë me fuqi ultra të ulët, e cila konverton përgjigjen bakteriale në një sinjal të lexueshëm nga një smartphone.

“Duke kombinuar sensorë biologjikë të projektuar me elektronikë ëireless pa energji, ne jemi në gjendje të zbulojmë sinjale biologjike në trup, pothuajse në kohë reale, duke hapur rrugën për aftësi të reja diagnostikuese”, thotë Timothy Lu, një bashkëpunëtor i inxhinierisë elektronike në MIT.

Në studimin e ri të SHBA, të botuar në ‘ Science’, studiuesit kanë krijuar sensorë që i përgjigjen një përbërësi të gjakut, duke treguar se ata kanë funksionuar te derrat. Ata gjithashtu krijuan sensorë të aftë për të reaguar ndaj një molekule të inflamacionit. Dekadën e fundit, biologët kanë bërë përparim të madh në inxhinierinë e baktereve për ‘zbulimin’ e ndotësve të mjedisit ose shënuesve të sëmundjes.

Këto baktere mund të dizajnohen për të prodhuar sinjale kur ndërpresin stimulin kyç, por zakonisht kërkohet që pajisjet e specializuara të matin përgjigjen. Për t’i bërë bakteret “diagnostike” më të dobishme për aplikimet e ardhshme mjekësore, ekipi Mit vendosi t’i kombinojë ato me një çip elektronik të aftë për të përkthyer përgjigjen bakteriale në një sinjal pa tel.

“Ideja jonë ishte të futnim qeliza bakteriale në një pajisje”, thotë Philip Nadeau, një nga autorët e studimit. “Qelizat do lëviznin ndërsa pajisja kalonte në stomak”. Për demonstratën e tyre fillestare, hulumtuesit u përqendruan në gjakderdhje në traktin gastrointestinal. Pra, ata krijuan një probiotic të E. coli, i aftë për të lëshuar dritë kur plotëson hemën (një përbërës i gjakut).

Hulumtuesit i vendosën bakteret në katër ndarje në sensorin e tyre të dizajnuar personalisht, të mbuluar nga një membranë gjysmëpërçues që lejon depërtimin e molekulave të vogla nga mjedisi rrethues. Nën secilën ndarje ka një fototransistor që mund të masë sasinë e dritës të prodhuar nga qelizat bakteriale dhe të transmetojë informacionin në një mikroprocesor: ky dërgon një sinjal në një kompjuter apo smartphone që gjendet aty pranë.

Studiuesit kanë krijuar gjithashtu një aplikacion për Android që mund të përdoret për të analizuar të dhënat. Sensori, i cili është një cilindër rreth 3.5 cm i gjatë, kërkon rreth 13 mikrowatt fuqi. Hulumtuesit e pajisën atë me një baterinë 2.7 volt: ajo mund të fuqizojë pajisjen për rreth 1.5 muaj përdorim të vazhdueshëm. Ideja është që të zhvillohen sensorë që monitorojnë traktin e tretjes për disa ditë ose javë. Aktualisht, nëse ekziston dyshimi për ulcerë, duhet t’i nënshtrohen një ekzaminimi endoskopik dhe shpesh kërkohet qetësues.

“Qëllimi i sensorit është që të shmangë një procedurë të bezdisshme, thjesht duke gëlltitur kapsulën për të parë nëse ka vërtetë gjakderdhje”, shton Mark Mimee, një tjetër autor i veprës.

Në këtë pikë qëllimi i ekipit është të zvogëlojë madhësinë e sensorit dhe të kuptojë sa kohë mund të mbijetojnë “bakteret spiun” në traktin e tretjes. Por gjithashtu të gjejnë mënyra për t’i bërë këto baktere të ndjeshme ndaj sëmundjeve të tjera. Ata janë të bindur se pilula bakteriale do të jetë në gjendje të revolucionojë diagnozën e shumë sëmundjeve në të ardhmen.

 

Burimi / www.oggidonna.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top