Posta

September 19, 2016 | 7:28

Nuk mund të krijoj lidhje të forta miqësie

Jam 22 vjeç dhe gjatë jetës sime kam pasur shumë miqësi, por për fat të keq të gjitha i kam humbur. Nuk e di pse, por duke qenë se është një gjë e përsëritur, trembem. Nuk është problem të krijoj miqësi. Një herë në palestër u njoha me një djalë dhe pinim kafe pothuajse përditë. Vazhdoi kjo gjë deri aq herë sa vetëm unë e kërkoja në telefon, ndërsa nga ana tjetër asnjë përpjekje për të më ftuar. Mos ndoshta kam unë ndonjë problem në sjellje e nuk menaxhoj dot kësi situatash? Si është e mundur që nuk arrij të kem marrëdhënie miqësore afatgjata?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigjie: Jam shumë e kënaqur që më keni shkruar, pasi këto situata i has shpesh tek adoleshentët dhe post adoleshencë. Ndonjëherë meraku ynë i madh për të qenë i pëlqyer, i dashur dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet tona sociale, i bën ato më frustruese dhe më mekanike. Edhe pse e kam të vështirë të bëj një analizë të thellë mbi situatën, pasi kam shumë pak informacion mbi sjelljen tuaj. Është e udhës që të filloni të mos shqetësoheni deri në humbjen e neutralitetit në një marrëdhënie. Thoni përherë mendimin tuaj dhe mbështeteni atë deri në fund. Komunikoni mendimet tuaja duke i respektuar ato. Mundohuni të kuptoni dhe dëgjoni problemet, vështirësitë e partnerit komunikues dhe mos u përpiqni të jepni këshilla, por shpërblejeni, vërini në dukje anët pozitive të menaxhimit të problemeve që përballen miqtë tuaj. Është pozitive që ju i merrni në telefon miqtë, por ju këshilloj të shikoni se sa telefonata në ditë apo në javë kryeni? Mos ndoshta janë të tepërta? Sigurohuni që ju nuk bëni llogari se kush mori kë në telefon dhe mbi të gjitha pranoni me qetësi një “jo”, pasi çdokush ka të drejtë të thotë “jo”. Një ditë tjetër ndoshta do të jetë po. Mbani mend diçka: mund të jeni të rrethuar me 100 miq e shok dhe sërish të ndiheni të vetmuar, mund të jeni vetëm dhe të ndiheni i plotësuar brenda vetes suaj, pasi e dini që integriteti juaj personal herët a vonë do të sjellë miq të mirë e të qëndrueshëm. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top