Kushdo që dëshiron të keqkuptohet, do të keqkuptohet. Dhe kushdo që dëshiron të të tallet, do të gjejë gjithmonë arsye për ta bërë.
Kushdo që dëshiron të të akuzojë, do të të akuzojë. Ndërsa ai që kërkon ankesa, do të mbetet gjithmonë i pakënaqur.
Mos lejo që keqardhjet dhe pasiguritë e të tjerëve të bëhen barrë për ty! Nuk mund t’i bësh të gjithë të lumtur dhe as të mbledhësh copat e jetës së secilit!
Ec me përulësi dhe liri!
Lëri njerëzit të mendojnë e të kuptojnë sipas mënyrës së tyre!
Në fund, secili ndjek rrugën e vet…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

