Në fokus

October 1, 2020 | 8:10

Nuk na lëndon shigjeta që na shpon, por na lëndon më shumë kur shohim se kush na gjuan

 

Miqësia e vërtetë mbahet gjallë nga pozitiviteti dhe pritshmëritë. Sidoqoftë, edhe miqësitë mbarojnë kur pushojmë së kujdesuri për to dhe kur harrojmë vlerat që i mbështesin ato. Më e keqja është kur tradhtia dhe gënjeshtrat hyjnë në lojë të maskuara si “qëllime të mira”, mbushur me hipokrizi dhe gënjeshtra.

Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Atëherë bëhet më e vështirë të rigjesh përsëri besimin. Miqësitë janë raporte që mund të bëheshin diçka e bukur, por që u “tretën gjatë udhëtimit”nëse nuk kujdesesh. Shpesh nuk jemi në gjendje ta dallojmë një mik të rremë, deri në momentin kur ai përpiqet të na dëmtojë dukshëm. Sulmet pas krahëve janë gjithmonë sulmet e njerëzve që e ndjejnë veten inferiorë dhe të paaftë.

Bëjmë më mirë të njohim disa tipa miqsh fals, duke i dhënë mundësinë vetes t’i parandalojmë që të ndikojnë në jetën tonë.

1-Miq që duan të jenë gjithmonë me më të mirët

Të kesh ambicie dhe dëshira është pozitive, por ka persona që duan të ndjehen superiorë më tepër se çfarë u takon. Ata nuk gëzohen kurrë për rezultatet e të tjerëve.

-Miq që duan vetëm të përfitojnë nga ne. Këta përpiqen të përfitojnë nga çdo gjë, madje edhe nga fatkeqësia dhe afrohen vetëm kur janë të sigurtë se mund të përfitojnë diçka nga situata.

-Miq që duan vetëm thashetheme, të flasin keq për të tjerët dhe të gjykojnë çdo gjë. Kur je me këtë mik të rremë, e kupton se ai dëshiron vetëm të fusë hundët në punët e të tjerëve.

-Miq që ju bëjnë gjithmonë të ndjeheni keq. Këta janë njerëz që iu bëjnë të ndiheni fajtorë dhe egoistë sa herë që hapni flisni ose bëni diçka. Ata nuk do t’ju thonë kurrë se ajo që po bëni është e drejtë, por të drejta janë vetëm ato që bëjnë ata.

Sidoqoftë, ne duhet të përfitojmë nga këto përvoja për të mësuar se çfarë duam dhe cilët janë njerëzit që është mirë të mbajmë pranë.

E megjithatë, ka njerëz të mirë, por ka dhe miq të mirë. Nëpërmjet tyre kuptojmë se bota nuk është kaq e erret dhe jeta mund të jetë e qetë, pa mburojë, pa maska dhe vetëm me sinqeritet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top