Një nënë e re është ndier e shokuar kur u kthye në shtëpi dhe pa të bijën e saj pa flokë. Ky ishte vetëm impakti i parë, pasi më vonë ndryshoi bindje.
“Ajo shpjegoi se një javë më parë bashkëshorti i saj kishte dhënë idenë për ta qethur fëmijën, pasi kjo do ta bënte atë me flokë më të mirë, por unë refuzova. Fëmija im duket shumë lezetshëm”.
E ëma tha se ky veprim është traditë kulturore për bashkëshortin dhe familjen e tij, të cilët janë nga Meksika.
Sipas ekspertit të shkencave Simone Lee, ky zakon është një mit dhe nuk ndikon aspak në përmirësimin e flokut të fëmijës.
“Ne u themi nënave të reja, sidomos atyre që i kanë fëmijët 6 muajsh se nuk është mirë t’ua qethin kokat fëmijëve të tyre sepse ata kanë skalp të ndjeshëm dhe lëkurë të hollë, gjë që mund të shkaktojë dhimbje nga mënyra se si trajtohet”.
Gjëja më e rëndësishme është të tregoni kujdes!
Përgatiti Brikela Daci / Burimi: www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.