Nga Alberto Pellai
Të kam mbajtur në krahët e mi. Je përkundur. Derisa të merrte gjumi. Pastaj të mbaja dorën. Të shoqëroja. Në çdo vend ku e dija se do të jesh mirë pa më pasur mua në krah. Pastaj të ftova të shkoje. Unë në dritare. Ti atje jashtë. Sa herë që ktheheshe, ngrije sytë për të parë nëse isha atje. Mjaftonte kryqëzimi i shikimit që të gjeje forcën për të shkuar më tej e më tej.
Më në fund të lashë të ishe diku tjetër. Por nuk të kam hequr kurrë nga zemra. Aty vazhdoj të të lëkund, të të mbaj për dore, të të shikoj nga dritaret e padukshme.
“Unë topi, ti teli”, ribotuar së fundmi sërish, në thelb tregon pikërisht këtë: Nuk pushon kurrë së qeni prind.
Edhe kur një fëmijë jeton në atë pjesë të jetës, të botës, të parajsës ku ti nuk mund të jesh.
*Alberto Pellai, mjek, ekspert në parandalimin e zhvillimit moshor, psikoterapeut që punon si studiues pranë Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetet e Studimeve Milano
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autorit të njohur
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.