FB

February 19, 2022 | 8:06

“Gruaja ime nuk punon!” / Biseda midis një burri (H) dhe një psikologu (P)

Të qenit shtëpiake shpesh i penalizon gratë. Ato mund të bëjnë gjithçka, dhe prapë të mos u vlerësohet puna që bëjnë. Që nga lindja e rritja e fëmijëve, gatimi, punët e shtëpisë, larja e teshave e me radhë, konsiderohen në sytë e bashkëshortit si një rutinë normale, vetëm me argumentimin sepse “ajo nuk punon”. Në bisedën e mëposhtme midis një bashkëshorti dhe psikologu, rrjedha merr tjetër vlerësim për gruan. Ja pse ajo është “engjëlli shpëtimtar” i familjes dhe se asnjë punë qoftë edhe më ekstra sesa ajo mban mbi supe, nuk do ta trembte aspak.

01

P: Çfarë bëni për të fituar jetesën, zoti Roberto?

H: Punoj si kontabilist në një bankë.

P: Gruaja jote?

H: Nuk punon. Ajo është shtëpiake.

P: Kush e bën mëngjesin për familjen tënde?

H: Gruaja ime, sepse ajo nuk punon.

P: Në cilën orë zgjohet zakonisht gruaja juaj?

H: Zgjohet herët, sepse duhet të organizohet para se të mund të ulet për mëngjes: shtron tryezën, rregullon drekën për fëmijët, kujdeset që ata të jenë të veshur mirë, nëse e kanë pirë qumështin në mëngjes dhe nëse i kanë larë vetë dhëmbët.

P: Si shkojnë fëmijët tuaj në shkollë?

H: Gruaja ime i çon në shkollë pasi nuk punon.

P: Pasi i ka çuar fëmijët në shkollë, çfarë bëni ajo?

H: Mendon për pagesën e faturave ose bën një ndalesë në supermarket. Pasi kthehet në shtëpi, ajo duhet të mendojë për drekën. Shtron tryezën, rregullon kuzhinën dhe më pas kujdeset për lavanderinë dhe pastrimin e shtëpisë. E dini si është?!

P: Gjatë mbrëmjes, pasi ktheheni në shtëpi nga zyra, çfarë bëni?

H: Pushoj, sigurisht. Epo, jam i lodhur pasi kam punuar gjithë ditën në bankë.

P: Çfarë bën gruaja juaj në mbrëmje?

H: Ajo përgatit darkën, më shërben mua dhe fëmijëve të mi, lan pjatat, rregullon shtëpinë edhe një herë. Pasi i ka ndihmuar fëmijët të përgatiten për gjumë, u jep qumështin e nxehtë që ata duan të pinë, i kontrollon që të kenë larë dhëmbët…

0

Kjo është rutina e përditshme e shumë femrave në mbarë botën, fillon në mëngjes dhe vazhdon gjatë natës… Kjo quhet “nuk punon”?

Të qenit zonjë nuk ka diploma, por ato luajnë një rol kyç në jetën familjare.

Gëzoje dhe vlerësoje gruan, nënën, gjyshen, tezen, motrën, vajzën… sepse sakrifica e tyre është e çmuar.

Dikush e pyeti…

Jeni një grua që punon apo thjesht “shtëpiake”?

Ajo u përgjigj:

Punoj si grua në shtëpi 24 orë..

 

Jam nëna,

jam gruaja

jam vajza,

jam ora me zile,

jam kuzhinierja,

jam kamarierja,

jam mësuesja,

jam kamarierja,

jam dadoja,

jam infermierja,

jam punëtore krahu,

jam oficere sigurie,

jam këshilltare,

jam jorgani,

nuk kam pushime,

kam as leje mjekësore.

nuk kam ditë pushimi

Nuk kam as licensë mjekësore.

Nuk kam ditë pushimi,

punoj ditë e natë,

jam roje gjatë gjithë kohës,

nuk marr rrogë dhe …

Megjithatë, herë pas here dëgjoj veten duke thënë:

“Por çfarë bën gjithë ditën?”

Kushtuar të gjitha grave që japin jetën për mirëqenien e familjeve të tyre.

Gruaja është si kripa:

Prania e saj nuk mbahet mend, por mungesa e saj do të thotë se gjithçka mbetet pa shije.

 

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top