Në fokus

August 21, 2018 | 9:52

Numri i vijave në dorën tuaj tregon se sa gjatë do të jetoni

Gjatë viteve kjo metodë na ka lejuar të interpretojmë ose të dimë fatin e njerëzve përmes vijës së duarve, duke formuar edhe letra ose fjalë me këto rreshta. Këtë herë ju duhet të përqendroheni në vijat që janë në brendësi të duarve dhe saktësisht në kryqëzimin që ndan dorën dhe krahun.

A e dini se vijat në dorën tuaj do t’ju tregojnë se sa vite do të jetoni?

Ja se si t’i interpretoni vijat në dorë:

Shumica e vijave përfaqësojnë një jetë të gjatë, ndërsa vijat e thyera janë të lidhura me problemet shëndetësore ose vështirësitë në jetën e atij personi.

1) Numri i vijave që keni është i lidhur edhe me numrin e viteve që do të jetoni. Sa më shumë vija, aq më shumë vite jetë ju presin.

2) A është vija e parë e paprekur apo e thyer? Nëse është e plotë dhe e përkryer, ajo përfaqëson 30-40 vite jetë.

Sa vjet do të jetoni:

Sa për rreshtin e dytë tregon 40-60 vjet jetë. I treti tregon 70-90 vjet, dhe i katërti më shumë se 90, duke arritur mbi 100. Në përgjithësi, shumica e njerëzve kanë dy ose tre rreshta dhe pak e kanë të katërtin.

Kuptimi i çdo rreshti të duarve tuaja:

1) Rreshti i parë është më i rëndësishmi.

Nëse shihet qartë dhe shfaqet shumë e shënuar dhe e thellë, do të thotë se do të gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm dhe forcë fizike. Përkundrazi, nëse nuk është shumë e theksuar, është një simptomë që ju jeni një person shumë i hutuar, lini gjërat pas dore dhe mezi kujdeseni për dietën tuaj.

Nëse bëjmë një dallim sipas gjinisë, disa probleme shëndetësore mund të përcaktohen përmes kësaj vije të parë. Për shembull, gratë që kanë gjysmën e linjës kanë tendencë të kenë vështirësi kur ato mbesin shtatzënë. Në rastin e burrave ajo tregon probleme me prostatën dhe sistemin riprodhues të mashkullit.

2) E dyta përfaqëson pasuri, prosperitet dhe lumturi në jetën e atij personi.

3) E treta lidhet me famën dhe popullaritetin. Nëse është e drejtë dhe me shumë pak boshllëqe, kjo gjithashtu do të thotë që ky person ushtron një ndikim të madh tek ata rreth tij.

4) Së fundmi, e katërta është e lidhur ngushtë me atë të mëparshmin dhe përforcon fuqinë e tij.

Është e pabesueshme të mendojmë se në këtë pjesë të trupit tonë, për të cilin zakonisht nuk i kushtojmë shumë vëmendje, ka fakte të vogla të fshehura që zbulojnë sekrete misterioze për të ardhmen tonë.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top