Në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dedikuar një urim special.
Në rrjetin social Instagram, Obama ka postuar një foto më Michelle, krah së cilës shkruan: “Ti nuk je vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi. Ti je shoqja ime më e mirë. E dashuroj forcën tënde, hijeshinë dhe vendosmërinë tënde. Dhe të dua çdo ditë e më shumë. Gëzuar ditëlindjen”.
Kjo anë e ëmbël e ish-presidentit të Amerikës ka marrë mijëra pëlqime e komente nga ana e fansave të tij, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.