Mirëqenie

January 19, 2018 | 10:23

Rama jep lajmin e mirë: Rimbursim të fishave të diabetit për të gjithë fëmijët diabetikë të Shqipërisë

Me videon e postuar mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarëve të tij politikë në lidhje me rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët diabetikë në Shqipëri.

Mirëmëngjes dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook bashkangjitur videos ku shfaqet në shtëpinë e Damianës, vajzës diabetike.

Në shtëpinë e Damianës për të lajmëruar rimbursimin e fishave të diabetit për të gjithë fëmijët diabetikë të Shqipërisë,” nis video e regjistruar më  14 nëntor 2017.

Më 18 janar Rama shkon sërish në shtëpinë e Damianës, duke marrë miratimin e vetë vajzës që gjithçka shkonte si duhej dhe si ishte premtuar. Në videon e postuar nga Rama në Facebook, ai shprehet se është shtuar fondi për ilaçet këtë vit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155485779811523/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top