Në fokus

September 25, 2018 | 12:34

OBSH: Depresioni shfaqet si pasojë e mungesës së disa elementëve ushqimorë

Sëmundjet mendore po rriten ndjeshëm në botë. Depresioni është një nga më të shpeshtat që në fakt sipas studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të parandalohet apo lehtësohet nëse përdorni disa ushqime. Nga kërkimet e ekspertëve ka rezultuar se personat që nuk ushqehen me produktet që kanë në përbërje grupin e vitaminave B, aminoacidet, zinkun, magnezin, hekurin dhe jodin rrezikojnë seriozisht të preken nga depresioni. Po dhe ata që tashmë e kanë diagnozën këshillohet se përdorimi i këtyre elementëve ushqimorë ul nivelin e stresit dhe ankthit.

Ndaj është mirë që të përdorni frutat e thata, pasi ato kanë pjesën më të madhe të elementëve, që ndalojnë apo lehtësojnë depresionin. Po mos ju ndani as peshkut dhe farave të ndryshme kryesisht atyre të kungullit. Por dhe konsumoni ujë me shumicë.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit depresioni ka prekur 350 milionë persona, në botë apo më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku. Po dhe në Shqipëri të dhënat e mjekëve flasin për shtim të të prekurve dhe ulje të moshës së të diagnostikuarve me probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre 1 mjek psikiatër në një ditë viziton të paktën 20 persona që vuajnë nga çrregullimet mendore, ku ankthi dhe depresioni janë më të shpeshtat.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top