Këshilla & Arsye

September 25, 2018 | 12:28

Maja birre për lëkurën, flokët, thonjtë, fytyrën. Të gjitha përfitimet…

Provoni maja birre për lëkurën dhe flokët tuaj! Për të rivendosur fuqinë, bukurinë dhe shkëlqimin në lëkurë, thonjtë dhe flokët, veçanërisht për ata të dëmtuar është një ushqim i domosdoshëm në kuzhinë, i cili do t’ju habisë si një aleat i bukurisë për vlerat e tij shumë të dobishme, pasi  është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale!

Thonj të fortë me maja birre!

A keni shpenzuar shumë kohë me duart tuaja në ujë dhe thonjtë tuaj janë të dobët? Bëni një kurë me bazë majanë e birrës: mund ta vendosni atë në tavolinë si piper, ose shtesë ushqimore, me cikle që duhet të përsëriten 2-3 herë në vit, por për periudha të kufizuara në kohë: pak javë mund të mjaftojnë.

Lëkura e ndritshme

A është lëkura juaj e lodhur, e shurdhër, e thatë apo e stresuar nga ritmet e vështira të jetës? Një maskë me maja birre është ajo që ju nevojitet: ky ushqim, në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminës B dhe mineraleve, jo vetëm që ju ndihmon ta rifreskoni atë, por edhe e bën atë të butë dhe të ndritshme. Përveç kësaj, nëse vuani nga puçrra fytyre, ajo ndihmon në pastrimin e lëkurës, duke ribalancuar prodhimin e sebumit.

Këtu është një recetë e thjeshtë që mund të përgatitet në shtëpi. Por mbani mend se pavarësisht se është natyrale, është e rëndësishme ta provoni së pari në një zonë të vogël të trupit, për t’u siguruar që lëkura reagon në mënyrë korrekte.

Maska për fytyrën me maja birre

Përbërësit:

  • 2 lugë maja birre
  • disa pika ujë trëndafili
  • disa pika vaj aguliçe

Përzieni dy lugë maja birre me disa pika ujë trëndafili dhe vaj aguliçe. Ju do të përftoni një paste të trashë për ta vendosur në fytyrë. Lëreni maskën të veprojë për njëzet minuta dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Flokë të trashë dhe me shkëlqim

Kthimi nga pushimet, ndryshimi i sezonit, zakonet, etj., janë armiq të të gjitha grave sepse ato shkaktojnë stres: madje edhe flokët preken, pasi ato bien dhe këputen lehtë! Vitamina B dhe H që përmban majaja e birrës janë aleatë të shkëlqyeshëm për të forcuar dhe trashur flokët, por edhe për të ngadalësuar daljen e thinjave.

Ka tre alternativa për kujdesin e flokëve:

  • Të merrni shtesa për periudha të shkurtra
  • Të konsumoni maja birre si piper mbi ushqimet
  • Të provoni maskat e bëra vetë

Maskë për rigjallërimin e flokëve

Përbërësit:

  • 200 ml ujë të ngrohtë
  • 1 kub maja birre

Lani flokët dhe thajini me një peshqir. Shkrini kubin e majasë së birrës në ujë të ngrohtë dhe derdhni përzierjen mbi flokë, pastaj masazhoni flokët në mënyrë që maska të depërtojë sa më thellë, më pas vetëm shpëlajini dhe shihni rezultatin.

 

Burimi / www.melarossa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top