Në fokus

August 1, 2018 | 11:17

OBSH: Nënat duhet të ushqejnë të vegjlit me gji brenda orës së parë, për të ulur rrezikun e vdekjes

Bebet duhet të ushqehen me gji, orën e parë pas lindjes, për të ulur rrezikun e vdekjes dhe për të marrë përfitime shëndetësore gjatë gjithë jetës, kjo është ajo që kanë thënë udhëheqësit e shëndetësisë globale.

Duke pritur vetëm dy orë mund të rritet shansi i vdekjes së porsalindur me 1/3-ën, ndërsa më shumë se një ditë e dyfishon rrezikun, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekspertët thonë se ushqyerja me gji që në fillim nxit sistemin imunitar të fëmijës, duke ulur shanset e tyre për të zhvilluar infeksione të rrezikshme për jetën.

Raporti, i publikuar nga OBSH dhe Unicef, vlerëson se tre në pesë foshnja – rreth 78 milionë në mbarë botën – nuk ushqehen me gji brenda orës së parë. Hulumtuesit shqyrtuan një numër studimesh që zbuluan se këto foshnje kishin një shans shumë më të lartë të vdekjes brenda 28 ditëve të para të jetës.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top