Në fokus

August 1, 2018 | 11:41

Lundrimi në smartphone dhe tableta shkak për rritjen e sëmundjes së syve të thatë tek fëmijët

Më shumë fëmijë po vuajnë nga sëmundja e syve të thatë, sepse ata shpenzojnë shumë kohë përpara ekraneve të ndezur, thonë shkencëtarët.

Gjendja është më e zakonshme në mesin e njerëzve të mëdhenj, por tashmë vihet re një rritje tek të rinjtë, pasi ata nuk iu thonë asnjëherë jo qëndrimit përpara ekraneve të smartphone, kështu që lotët e tyre thahen më shpejt.

Për këtë arsye, shkencëtarët në Universitetin Aston në Birmingham po zhvillojnë një aplikacion smartphone për të ndihmuar në diagnostikimin më shpejt të njerëzve, nëse ata vuajnë nga sëmundja e syve të thatë.

Sindroma ndodh kur lotët në sy nuk prodhohen siç duhet ose avullojnë shumë shpejt nga sipërfaqja e syrit. Kjo shkakton acarim dhe siklet në sy dhe mund të çojë në vizion të paqartë ose probleme më serioze.

Aplikacioni është i dizajnuar për të ndihmuar mjekët dhe farmacistët të cilët shpesh nuk kanë pajisje korrekte për të diagnostikuar njerëzit, thonë krijuesit.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top