FB

January 7, 2022 | 9:07

OBSH paralajmëron: “Varianti Omicron nuk duhet të kategorizohet si ‘i butë’!”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rënda, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”.

omicron

Janet Diaz nga OBSH, ka thënë më 6 janar se studimet e hershme tregojnë se nga Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital. Ajo u ka thënë gazetarëve nga Gjeneva, se rreziku më i vogël vërehet si te të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.

“Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

“Sikur edhe variantet tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”. Ai ka paralajmëruar për një “cunami” të infektimeve globale. Agjencia ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në gjithë botën, çka shënon rritje prej 71% nga java në javë. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është shumë më i lartë pasi shumë rajone nuk janë duke testuar mjaftueshëm njerëz, apo raportimet nuk janë të plota.

 

 

Burimi / Rel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top