FB

March 15, 2021 | 8:14

OBSH: S’ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinën AstraZeneca! Është e sigurt!

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 pasi ajo është e sigurt. Autoritetet Shëndetësore në disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimi e AstraZeneca pasi disa pacientë humbën jetën nga mpiksja e gjakut dhe disa e lidhën me faktin se ata kishin marrë dozën e vaksinës. Përfaqësuesja e OBSH-së Margaret Harris tha se ajo është një vaksinë e shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë provë për lidhjen mes saj dhe viktimave.

1

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ne duhet të vazhdojmë përdorimin e vaksinës AstraZeneca”, tha ajo.

Megjithatë, Harris tha se OBSH-ja po bën kërkime lidhur me sigurinë e AstraZeneca.

“Ne e kemi për detyrë të jemi gjithmonë të sigurt lidhur me alarmet e ngritura për vaksinat anti-COVID, por nuk ka ende asnjë ndalim për përdorimin e AstraZeneca”, tha përfaqësuesja e OBSH-së.

AstraZeneca është vaksina kryesore e cila do të shpërndahet nga platformë COVAX e krijuar nga OBSH për të ndihmuar vendet e varfra në luftën kundër COVID-19. Disa ditë më parë kur Austria pezulloi përdorimin AstraZeneca, Agjencia Evropiane e Barnave doli me një reagim duke thënë se vdekjet e pacientëve nuk kanë lidhje me marrjen e dozës së vaksinës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top