Në fokus

July 10, 2018 | 13:00

OBSH: Varësia nga seksi është çrregullim mendor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar se varësia nga seksi është çrregullim i shëndetit mendor. Varësia nga seksi definohet si paaftësia për t’i kontrolluar epshet seksuale, të cilat bëjnë që njerëzit ta neglizhojnë shëndetin e tyre pavarësisht se nuk kanë kënaqësi gjatë aktit.

Në mënyrë që të diagnostikohen me këtë varësi, pacientët duhet të vuajnë të paktën gjashtë muaj nga ky fenomen.

Sipas statistikave, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 4% e popullsisë vuajnë nga varësia e seksit, ndërkaq deri në 6% në SHBA. Ekspertët besojnë se kjo varësi së shpejti do të fillon të trajtohet si depresioni dhe ankthi.

Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi edhe varësinë ndaj video-lojërave e ka listuar si çrregullim. 

 

Burimi / telegrafi.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com