Dëshmi

November 6, 2020 | 9:20

Olivia Newton-John: “Unë nuk ia uroj askujt kancerin, por nuk është një dënim me vdekje. Për mua ishte një dhuratë”

“Unë kam jetuar më gjatë nga sa prisnin shumë njerëz dhe dua t’i tregoj botës se kanceri nuk është një dënim me vdekje. Jam mirë, jam e fortë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të qëndrosh pozitiv”, kështu është shprehur aktorja 72-vjeçare Olivia Newton-John, e cila në 28 vjet ka arritur t’i mbijetojë edhe diagnozës së tretë të kancerit.

Interpretuesja, e njohur për rolin e saj si Sandy në muzikorin Grease, tregon momentin kur zbuloi rikthimin e sëmundjes në 2017: “Ka qenë pjesë e jetës time për shumë kohë: Unë menjëherë ndjeva se diçka nuk ishte në rregull. Kur të kthehet është shqetësuese, por atëherë mendova: Do ta kapërcej përsëri”. Janarin e kaluar, aktorja donte të siguronte fansat për rrjedhën e sëmundjes dhe tani thotë: “Unë mendoj se çdo ditë është një bekim. Kurrë nuk e dini se kur do të mbarojë koha juaj. Të gjithë kemi kohë të kufizuar në këtë planet dhe thjesht duhet të jemi mirënjohës.”

Sot, pas tre diagnozave të kancerit, Olivia Newton-John thotë: “Nuk e di se si do të isha tani. Unë e shoh atë si udhëtimin e jetës sime. Më dha qëllim dhe synim, më mësoi shumë për dhembshurinë. Ishte një dhuratë. Nuk ia uroj askujt, por për mua ishte një rrugë e rëndësishme”.

Artistja më pas thotë se gjeti lehtësim falë përdorimit të kanabisit mjekësor. “Në fillim isha nervoze. Por unë mund të shihja përfitimet sapo fillova ta përdorja. Ndihmon me ankthin, gjumin, dhimbjen”, thotë ajo. Gjithashtu rikujton edhe rëndësinë e mjekësisë dhe terapive tradicionale, të cilat kurrë nuk duhet të shmangen ose zëvendësohen me ato plotësuese dhe alternative.

“Unë nuk po i them askujt të mos bëjë gjë. Thjesht dua të ndihmoj në hulumtim dhe të zbuloj se si funksionojnë gjërat”, përfundoi aktorja që ngriti Fondacionin Olivia Newton-John, përmes të cilit financon kërkimet mbi terapitë holistike.

 

 

Burimi / https://www.huffingtonpost.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top