Në vitet e fundit rritja e sëmundjeve neurodegjenerative po rritet ndjeshëm. Të dhënat e fundit të paraqitura nga “Alzheimer Association” flasin për një trefishim të rasteve të Alzheimer-it deri në vitin 2050. Fuqia e integratorëve ushqimorë për të ruajtur trurin është thelbësore.
Sipas studiuesve, në përgjithësi truri është veçanërisht i ndjeshëm nga mungesa e vitaminave: sidomos disa vitamina të grupit B, të cilat luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e fiziologjisë cerebrale. Vitamina B6 ndihmon për të ndërtuar sintezën e neurotransmetuesve si serotonina dhe norepinefrina.
Edhe Omega-3 dhe Omega-6 janë acide yndyrore thelbësore, sepse janë të rëndësishme për organizmin. Dieta mesdhetare, që përmban ushqime që kanë vitamina dhe omega-3 ka një efekt shumë pozitiv në sistemin kardiovaskular, por ndihmon shumë kundër sëmundjes së Alzheimer-it dhe demencës.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.