FB

January 6, 2022 | 8:31

Omicron, Flurona dhe doza e vaksinimit përforcues

 

Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.

albina

*Nga Albina Hyseni

Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës.

Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese.

Prandaj këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar. Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.

1

Nga ana tjetër  Izraeli ka pasur një lajm mjaft befasues në lidhje me llojin e ri të koronavirusit (Kovid-19), i cili së fundmi është dëgjuar me variantet e tij: Flurona. Të dyja shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje sepse sulmojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes, omicron dhe flurona, pra infeksioni i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirusit.

0

Ndërsa kjo dëshmon se viruset mund të jenë të pranishme te një person në të njëjtën kohë, mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione ‘flurona’ në vend. Ndërsa tani që rasti i parë është konfirmuar nga ministria e shëndetësisë në Maqedonin e Veriut, nuk do të habitesha të vie shpejt edhe në Kosovë, por ajo çka shpresojë dhe në të vërtetë uroj që të mos rritet numri i të infektuarve e të spitalizuarve dhe vdekjeve por të rritet numri i vaksinimeve, dozës përforcuese, dhe të vazhdojë numri i të shëruarve.

 

*Albina Hyseni, studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane.

Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top