FB

December 11, 2021 | 8:04

Omicron neutralizohet me 3 doza të vaksinës Pfizer. Pacienti zero që u shërua thotë: ‘Vaksinohuni!’

Varianti Omicron i SARS-CoV-2 u neutralizua nga 3 doza të vaksinës. Pfizer-BionTech raporton se pas analizave të kryera në laborator, antitrupat ishin shumëfishuar deri në 25 herë. Sipas raporteve nga Agjencia Bloomberg, doza e tretë e vaksinës garanton një nivel mbrojtjeje të ngjashme me atë të vërejtur pas dy dozave kundër virusit origjinal dhe varianteve të njohura deri më tani.

Hipoteza se tre doza Pfizer mund të neutralizojnë variantin Omicron, e gjen të kujdesshëm ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Ne po presim që vlerësimet të konsolidohen. Nuk ka ende një gjykim përfundimtar dhe ndikimi i variantit nuk është ende i sigurt. Nuk mund të ndjekim vlerësime të tjera. Për mua referencë janë autoritetet ndërkombëtare si OBSH, EMA dhe Aifa jonë”, përfundoi ai.

Ndërkohë pacienti zero është shëruar. “Pas njëzet ditësh karantinë, mbetet ndjenja e kalimit të një prove shumë të vështirë dhe pa pasojat e rënda që kanë pësuar të tjerët. Dhe kjo falë vaksinës, e cila na ka bërë të ndihemi të qetë”. Në fund të nëntorit në Itali u regjistrua rasti i parë më variantin e ri të Afrikës së Jugut të quajtur Omicron. Dy fëmijët e tij, gruaja, nëna, vjehrra dhe një kujdestare rezultuan gjithashtu pozitive. Të gjithë kanë qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë janë negativizuar (përveç vjehrrës). “Këto njëzet ditë, përveç ankthit dhe tamponëve të vazhdueshëm, ne kemi mundur të rizbulojmë bukurinë e të qenit bashkë. Për ata që udhëtojnë, qëndrimi njëzet ditë në shtëpi nuk është i lehtë, krijon një ndjenjë shtypjeje; por ka edhe një anë pozitive, të argëtohesh me fëmijët. Po ajo që duhet të theksojë është se pa vaksinën nuk do të ishim kurrë të qetë. Kështu që shpresoj që edhe ata që ngurrojnë, të shkojnë të vaksinohen”, përfundon i shëruari.

“Varianti Omicron është raportuar deri më tani në 57 vende dhe ne presim që numri të vazhdojë të rritet. Disa veçori të Omicron, duke përfshirë përhapjen e tij globale dhe numrin e madh të mutacioneve, sugjerojnë se mund të ketë një ndikim të madh në rrjedhën e pandemisë”, tha kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus në konferencën për Covid të mbajtur në Gjeneva.

 

 

Burimi / https://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top