FB

March 25, 2023 | 7:28

OpenAI thotë se 80% e punëve mund të ndikohen nga ChatGPT: Ja kush janë më të prekurat

OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka kryer një hulumtim mbi ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale (AI).

Punimi, i cili u realizua nga studiues të OpenAI në OpenResearch dhe Universiteti i Pensilvanisë, shqyrton “ekspozimin” e detyrave të punës ndaj AI.

Studiuesit arritën në përfundimit se ChatGPT mund të zvogëlojë kohën që i duhet një njeriu për të kryer një detyrë specifike pune me të paktën 50%.

Megjithatë ata theksojnë se ndikimi i inteligjencës artificiale nuk nënkupton se punë të ndryshme do të zëvendësohen nga AI, por ekspertët vlerësojnë se punonjësit mund të shpenzojnë më pak kohë për të kryer punë të ndryshme.

Disa nga fushat ku ndikimi është 100% është:

– matematikanët

– kontabilistët

– analistë të lajmeve, reporterët dhe gazetarët

– shkrimtarë dhe autorë

– sekretarët ligjorë dhe asistentët administrativë

– menaxherët e të dhënave klinike

– analistët e politikave të ndryshimeve klimatike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / AnabelMagazine

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top