FB

February 12, 2024 | 6:19

Optika Luani / Në çdo pikë të saj do të jetë pranë klientëve të saj me një program të posaçëm

Optika Luani e pranishme në shumë qytete të vendit tonë si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Fier, Berat, Lushnjë, Kamëz, etj., ofron për klientët standardin më ta lartë në fushën e optikës dhe optometrisë. Kryerja e vizitave okulistike periodike të paktën njëherë në muaj është tepër e rëndësishme për të ruajtur një shikim të shëndetshëm gjatë gjithë kohës. Vizita periodike okulistike ka disa arsye të veçanta të vërtetuara shkencërisht:

optikaluani2

1.Kontrolli periodik i shikimit ndihmon fëmijët të kenë një sukses më të lartë në shkollë.

2.Zbulimi i miopisë tek fëmijët, e cila si sëmundje ka një rritje shumë të madhe, duke filluar në vitet e para të jetës. Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje redukton pasojat dhe e bën më të lehtë trajtimin e mëvonshëm.

3.Kontrolli periodik i syrit tek specialisti zbulon problemet të lidhura me shfaqjen e glaukomës. Presioni i lartë i syrit si një ndër shkaqet e glaukomës, zbulohet përmes kontrollit rutinë tek specialisti.

4.Natyrshëm, kontrolli rutinë tek specialisti okulist zbulon edhe probleme të tjera të shëndetit duke qenë kështu një dritare për shëndetin tonë të përgjithshëm. Kontrolli i enëve të gjakut në retinë janë një indikator i rëndësishëm për të vlerësuar të gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut në trup.

optikaluani5

Në muajt e dimrit për shkak të temperaturave të ulëta, stinës së gripit dhe alergjive në përgjithësi ju mund të ndjeni skuqje dhe irritim  të syve. Alergjia e syve mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm si barëra të ndryshëm, pemë etj. Po kështu nga faktorë alergjikë të brendshëm si myku, kafshët shtëpiake, pluhurat, parfumet dhe tymi.

Stafi profesionist i Doktorëve optometristë në Optika Luani të specializuar posaçërisht në matjen e numrit të dioptrisë dhe problematikave të veçanta të syrit do t’ju asistojë në çdo ditë të javës me vizita okulistike të detajuara me teknologjinë më të avancuar.

Në çdo pikë të saj do të jetë pranë klientëve të saj me një program të posaçëm duke ofruar çdo informacion që ju dëshironi rreth mënyrës së përzgjedhjes së xhamave optikë, moshës, profesionit etj. Natyrisht, sjellim në tregun shqiptar teknologjinë më të fundit në fushën e lenteve dhe xhamave optike SHAMIR, një ekskluzivitet i Optika Luani.

Optika Luani është shtëpia e brandeve kryesore të syzeve të diellit dhe atyre optike si Cartier, Silhouette, Chopard, Philipp Plein, Silhouette, Bvlgari, Valentino, Dolce&Gabbana, Versace, Persol, Fendi, Elie Saab, Gucci, Bottega Veneta, Balenciaga, David Beckham, Moschino, Jimmy Choo, Marc Jacobs etj.

optikaluani1 optikaluani3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top