Nuk janë vetëm gratë që duhet të shqetësohen për tik-takun e orës biologjike. Meshkujt gjithashtu që presin të 40-at për t’u përpjekur që të bëhen baballarë mund të ulin shanset e të bërit prindër me më shumë se 1/3.
Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt e moshës 40-42 vjeç me një partnere femër që është nën 30 vjeç kanë 46% shanse për t’u bërë prindër. Kjo përqindje është më shumë se 1/3 më e ulët se 73% tek meshkujt e moshës 30-35 vjeç.
Meshkujt e moshës 40-42 vjeç kanë 1/5 më pak probabilitet për t’u bërë prindër se para ditëlindjes së 30-të, sugjeron studimi.
Për studimin shkencëtarët analizuan të dhënat e gati 8000 çifteve në një klinikë në Boston mes viteve 2000-2014.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.