Pika referimi

November 6, 2015 | 13:14

Pa pik

eljan taniniNga: Eljan Tanini

E diela e fundit u gjend tani, po bën pak Mars. Sa herë më ka shkuar mua në mendje të iki nga kjo botë?! Jo vetëm ndonjëherë! Po, më ka shkuar ndërmend, që nga mënyra për t’u futur në qeniet e atyre që e kanë bërë atë veprim, duke veshur kostumin e tyre, dhe deri në ikjen e kostumit tim. Kam menduar, ose të paktën jam munduar të mendoj se si janë ndjerë këta njerëz që e kanë përjetuar këtë gjendje! Kam menduar (së paku si një përgjigje) që vetëvrasja është njësoj si kulmi i lindjes së një fëmije, dhe ky kulm është i barabartë edhe me vetëikjen: kjo e fundit si një fjalë më zbutëse, por që varet se kë zbut më parë!

Kohës i kërkuan një emër për mua. Kur më mbaruan të thënat, bëja foto. Rrija tek cepi im. Flisja vetëm me Veten. Ambalazhoja kuptime me qëndrim, thaja fjalët e zbrazura. Nuhasja frymët e tua, shuaja hijet. Deri kur më pyetën pse qëndroja tek dhe me kë flisja, u thashë që po shkruhem me ca njerëz të zgjuar. Në kohën tënde dhe në shpirtin tim, Hëna e kish kthyer njërin hark këtej nga ne. Do e desha këtë ndjesi çdo ditë, se gjërat janë të vogla. Kur udhëtoj në të gjitha llojet e rrugëve, kur kam muzikën që dua, mendja më çon tek dashuritë. Këpucët u hoqën vonë atë natë, madje edhe më ngadalë se i gjithë zgjimi për nesër. Shkurt, baza kish marrë hark, thembra u bë e drejtë. Qyteti është bosh si në mot të krijimit, errësira mbush. Ecjet janë bërë si veset ndërsa ne të dy natën mbetëm flutura që putheshim poshtë errësirave. Unë të mendoj gjithmonë lakuriq, sepse lakuriq ti nuk je më e turpshme: në fjalë po. Tani era po kërcet në të sipërmen e mbulesës së dritave të rrugës.

Unë llambë rruge këtu pranë, po mendoja se nuk kam më ditë për të vdekur. Çfarë çmimi do më japësh? Se në kohën time njerëzit vlerësojnë njerëzit. Në mos, unë do merrja një çmim nga vetë perënditë. Tani jam plot bosh. Po të flas. A të ta puth pak shpirtin? Ishim kohës në një errësirë të tërë. Unë i putha këmbët, ndërsa tani nuk e kam. “Në më” nuk kam as këmbët, në mendje dhe zemër kam vetëm atë. Jam bishti i qenit që lëviz, ai vjen nga dashuria për të zotin. Ndërsa unë nga dashuria që kam për Ty. Dua të jem macja jote dhe të quhem Qeni. Ndoshta se vetëm tri fjalë ke ti në jetë: Qaj, Qesh, … Nuk mundem të mbyll dot asnjë fjali me pikë në fund.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top