Gjumi është i rëndësishëm për rigjenerimin biologjik dhe zë rreth një të tretën e jetës sonë. Sipas disa të dhënave, rreth një e treta e popullsisë në Gjermani, ka pranuar se vuan nga shqetësimet e pagjumësisë.
Studimet e fundit kanë treguar se ka një lidhje mes pagjumësisë dhe shqetësimeve kardiovaskulare (infarkti i miokardit, sëmundjet koronare), iktusit apo shqetësimeve të tjera. Studiuesit kanë intervistuar rreth 160.867 persona. Nga analizimi i të dhënave ka dalë në pah një lidhje e madhe mes shenjave të pagjumësisë dhe rrezikut ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Mekanizmat që lidhen me këto shqetësime nuk janë ende shumë të qarta. Studimet e mëparshme kanë treguar se pagjumësia përkeqëson metabolizmin dhe funksionet endokrine të atyre që vuajnë, si për shembull: tension i lartë, aritmi apo shqetësime të tjera.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.