Mirëqenie

February 1, 2018 | 11:05

Përdorimi i kripës shkakton probleme të memories

 

Jo të gjithë ushqimet që konsumojmë janë të shëndetshëm për organizmin, madje ka nga ata të cilët edhe pse janë të pashmangshëm në përdorimin e përditshëm na shkaktojnë probleme të shumta. Një ndër ta është kripa, e cila për vite me radhë është cilësuar si shkaktare e presionit të lartë të gjakut.

Në studimet e reja është dalë në përfundimin se kripa mund të dëmtojë trurin tuaj. Eksperimenti është realizuar tek minjtë dhe studimi tregon një lidhje midis dietës së pasur me kripë, memories dhe problemeve të të menduarit.

Minjtë, 8-12 javë pas konsumimit të kripës treguan shenja të problemeve me kujtesën dhe probleme të të menduarit. Ata kishin vështirësi si në njohjen e objekteve të reja edhe të atyre që njihnin më parë. U bë më e vështirë të kalonin nëpër labirinthe si dhe nuk mund të ndërtonin një fole që janë sjellje të domosdoshme për ndërveprimin e miut me botën.

“Për njerëzit, kjo do të sillte probleme me memorien, çorientim. Do të thotë që njerëzit nuk do të jenë në gjendje të vishen, gatuajnë, të paguajnë faturat apo të realizojnë gjërat e përditshme,”- thotë Costantino Iadecola, MD, profesor i neurologjisë dhe neuroshkencës në Weill Cornell Medical College në New York City.

Burimi / Ora news

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top