Këshilla & Arsye

November 9, 2017 | 9:35

Pak shpërthime zemërimi nuk e dëmtojnë fëmijën, por kini kujdes!

1

Jeta e çdonjërit nga ne është e përbërë nga frustracione e kënaqësi, të cilat variojnë sipas moshës dhe mjedisit ku jetojmë. Ky “ligj” vlen edhe për fëmijët. Edhe ata ashtu si të rriturit kanë shpërthime inati apo zemërimi për shkak të frustracioneve të ndryshme që përjetojnë. 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Të rriturit, shpesh shpërthimet e inatit të fëmijëve nuk arrijnë t’i menaxhojnë. E megjithatë sipas specialistëve, një dozë shpërthimi inati për fëmijën nuk është e dëmshme.

Janë pikërisht frustracionet, që i mësojnë fëmijës që jeta nuk është “fushë me lule”.

Gjithashtu specialistët tërheqin vëmëndjen që të rriturit të kenë kujdes sjelljet e tyre, pasi fëmija, gjithmonë, tenton të imitojnë të rriturit në gjithçka, pra edhe në inat e zemërim, duke adoptuar sjelljet e tyre. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top