Nëse situata nuk mbahet nën kontroll, varianti delta mund të pësojë mutacione të reja, që mund t’i bëjnë vaksinat joefektive.
Albina Hyseni, Studiuar për administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet Evropiane. Njohuri të gjera psikologjike, teknike farmaceutike
Si transmetohet Koronavirus i ri nga një person tek tjetri?
Koronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:
pështymës, kollitjes dhe teshtitjes, kontakteve personale të drejtpërdrejta, duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë. Në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal. Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar.
Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.
Si mund të përhapet infeksioni nga Koronavirus i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?
Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithëse ëshë kjo mundësi ekziston.
Andaj thirrini mendjes sepse vjeshta është edhe pak afër dhe mos zgjidhni cila është vaksina më e mirë, por vetëm ato të cilat janë të nënshkruara, lincencuara nga OBSH. Po ashtu shteti duhet të ketë administratën antikovid më te shpalosur, bindëse me të vërteta, që populli të jetë më i qartë rreth gjithë kësaj që mos vijë deri te më e keqja, por edhe individualisht çdo qytetar tani më duhet ta kuptoj para se të jetë tepër vonë, prandaj dhe po e quaj pandemia e të pavaksinuarve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.