FB

August 11, 2021 | 12:41

Suicidi, psikoedukimi rreth të kuptuarit / Keqinformimet ose mitet që pengojnë në bisedat e lirshme për këtë temë delikate

Valentina Kalemi Telhaj

Psikologe/ Psikoterapiste

“Specialiste Për Mbrojtjen e Fëmijëve/ adoleshentëve” në Njësinë Administrative Nr.7

Bashkia Tiranë

 

Problemet e shëndetit mendor tek fëmijët, adoleshentet dhe të rinjtë përbëjnë një barrë të konsiderueshme sociale dhe financiare për familjet dhe shoqërinë në aspektin e fatkeqësisë, bashkë me koston e trajtimit sidomos për ata me aftësi të kufizuar. Shumica e problemeve të shëndetit mendor, janë diagnostikuar në moshë madhore dhe kjo automatikisht çon në regres.

1

Rreth 800.000 njerëz i japin fund jetës së tyre nëpërmjet vetëvrasjes çdo vit anembanë botës. Kjo do të thotë që dikush në botë po i jep fund jetës së vet çdo 40 sekonda. Numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë, sepse vetëvrasja është një çështje e ndjeshme dhe e paligjshme në disa vende dhe si rrjedhim e raportuar më pak nga ç’duhet. Vetëvrasja është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes mes njerëzve midis moshës 15 dhe 29 vjeç. Në shumicën e vendeve, shkalla e vetëvrasjes është më e larta mes njerëzve të moshës mbi 70 vjeç. Drejtpërsëdrejti ose jo, vetëvrasja ndikon mbi një grup të madh të shoqërisë sonë. Arsyet janë te shumta, komplekse, ndonjëherë abstrakte.

Psikoedukimi rreth vetëvrasjes do t’ju mundësojë të jeni në vëzhgim të shenjave të mundshme që individi mund të jetë në rrezik. Të kuptuarit e vetëvrasjes gjithashtu do t’ju ndihmojë të mbani biseda kuptimplota me ata mbi këtë temë. Ka keqinformime ose mite të zakonshme rreth vetëvrasjes që i pengojnë të flasin lirshëm për këtë temë kaq delikate. Arsye të tjera rreth vetëvrasjes i pengojnë prindërit dhe të afërmit të njohin sa serioze mund të jetë si problematik kjo çështje.

2

Po cilat janë disa nga shenjat qe janë “kambana” që s’duhen neglizhuar?

  • Humbja e qëllimit për të jetuar
  • Mungesa e shpresës
  • Qëndrojnë larg prej miqve dhe familjes (izolohen)
  • Ndjehen sikur janë barrë për familjen dhe shoqërinë
  • Hipo ose hypersomnia (Vështirësi për të fjetur ose të fjeturit më gjatë se zakonisht)
  • Kërkim mënyrash ose mjetesh për ta vrarë veten
  • Kur dëgjojnë që dikush ka humbur jetën, shprehen – ka shpëtuar, më mirë që iku nga kjo botë e keqe, ç’e do këtë jetë, etj…
  • Shfaqje të zemërimit apo përpjekjes për hakmarrje kryesisht të internalizuar
  • Sjellje e shkujdesur në pamje
  • Mungesë përqendrimi, vigjilence
  • Probleme me ushqyerjen
  • Përdorimi i substancave, alkoolit.

Prindërit (familja në tërësi) edukatorët, mësuesit, komuniteti, psikolog, psikoterapist, psikiatër, mjekët, politikëbërësit, janë pjesa më e rëndësishme në jetën e një individi sidomos për ata me probleme psiko-emocionale dhe që kanë risk më të lart/ probabilitet për sjellje suicidale.

Mbështetja për mirëqenien, përballimin dhe rimëkëmbjen e këtyre individëve duhet të jetë multidisiplinare dhe duhet t’u ofrohen mjedise të sigurta, në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet i ndihmon për të zhvilluar aftësi përballuese dhe vetërregulluese për të pasur një qëndrueshmëri sa më të mirë.

-Vëmendja ndaj shëndetit mendor është pengesa më e madhe në jetë.

(Platoni)

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top