Në fokus

March 11, 2020 | 8:06

Paniku / ISHP tregon disa fakte rreth koronavirusit dhe mitet që nuk duhen besuar

Ndërkohë që në vend numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkruar në 10, paniku i madh sipas specialisteve bëhet shumë i rrezikshëm. Për këtë, besojuni këshillave që ju ndihmojnë të ruani shëndetin tuaj dhe të njerëzve që ju rrethojnë, mbi të gjitha higjiena maksimale.

Instituti i Shëndetit Publik ka postuar sot disa fakte rreth koronavirusit të ri, cilat janë këshillat që duhet të ndiqni dhe mitet që qarkullojnë, por që nuk janë të besueshme dhe efikase ndaj sëmundjes.

Është mit vendosja e maskës, ndërkohë që mënyra më e mirë sipas ISHP është higjiena kurse maskat janë efektive për individët që shfaqin simptoma. Në situatë paniku nga koronavirusi racizmi dhe ksenofobia janë normale, ndërkohë qe ISHP thekson se “nuk ka justifikim për diskriminimin racial apo paragjykimet”.

Evitimi i ngrënies së ushqimeve kineze apo marrjen e pakove nga Kina, sipas ISHP është gjithashtu një mit, pasi OBSH nuk ka dhënë asnjë njoftim të tillë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top